Astrit Lulushi: Sardët
Në Sardenjë ekzistojnë struktura nurhage ose nuraxis, që e bëjnë të veçantë kulturën Nurhage të këtij ishulli. Sipas Oxford English Dictionary, etimologjia e fjalës është “e pasigurt dhe e diskutueshme”. Nuraxis sardinisht do të thotë grumbull gurësh ose zgavër, të ndërtuara rreth vitit 1200 pes në këtë ishull. Baza semite e arabishtes nur ‘drita, zjarri’ tani përgjithësisht refuzohet nga gjuhëtarêt. Fjala latine murus (‘mur’) mund të lidhet me *muraghe. Sidoqoftë, një teori e tillë është e diskutueshme mes gjuhëtarëve.
Një tjetër teori etimologjike sugjeron origjinën proto-baske me termin *nur (gur). Një shpjegim tjetër i mundshëm është se termi nuraghe erdhi nga emri i heroit mitologjik iberik Norax, dhe rrënja *nur do të ishte një përshtatje e rrënjës indo-evropiane *nor.
Fjala ndoshta lidhet me emrat Nurra, Nurri, Nurru (gurë) dhe me sardenian nurra (grumbull gurësh, zgavër në tokë) edhe pse këto kuptime janë të vështirë për t’u pajtuar, Gjithashu, në Tiranë nuk ka ndonjë studim nga albanologë me institut tashmë të mbyllur. Ndonjë në krye mendon se shqipja është çështje e zgjidhur dhe se instituti albanologjik nuk meriton të jetë.
Sardët e lashtë vërshuan nga Lindja dhe u vendosën në ishullin që sot mban emrin e tyre. Disa thone se ata janë Shardanë (shigjetarë), një nga “popujt e detit” që sulmuan Egjiptin e lashtë në vitin 1100 pes.
Ideja e një elementi paleobalkanik brenda gjuhës sarde nuk është e re. Studiuesi më i madh i gjuhës sardineze, gjermani Max Leopold Wagner, e kishte shprehur këtë ide në studimin e tij të vitit 1933. Kohët e fundit idea e tij është ringjallur. Prof. Alberto G. Areddu nxjerr disa marrëdhënie midis botës paleosardine dhe asaj trako-ilire. Banorët e Shardanës, sipas interpretimeve të studiuesve, ishin me origjinë ilire. Ishte koha e vërshimit të popujve të detit, kur qytetërimi mikenas u shemb. Sardenët (Shudah sot), ishin nga fisi i Sardeatëve ose Ardiei, qyteti i Pelastave nga i cili vjen etnonimi i Pelaestinëve ose Pellazgëve. Gjatë trazirave ata u bashkuan me valën e refugjatëve ose ‘popujt e detit’ me synim për të shkuar në brigjet e Nilit. Por nuk mundën dhe një pjesë e tyre u vendos në Sardenjë e Korsikë.
Prof. Alberto G. Areddu, i universitetit të Genoas, thotë se studiuesit shqiptarë duhet të merren me ‘çështjen sarde’ për t’u siguruar që mund të identifikojnë bërthamën e përbashkët shqipe – sarde.
Gjithashtu, me daljen e fakteve dhe zbulimeve të reja, ndoshta ka ardhur koha që lashtësia ilire të rivlerësohet, siç ndodhi me popullsitë e tjera të lashta indoeuropiane thuajse të harruara (siç është rasti i sagës kelte).
Please follow and like us: