Albspirit

Media/News/Publishing

Dr. Vlora Obertinca: Për bukurinë njerëzore, që s’mund t’i rezistojë askush!

“Estetika e jashtme nuk është parametër për determinimin e gjendjes reale shpirtërore të njeriut”, Dr. Vlora Obertinca.
Aty ku shkon mendja jonë, aty shkon energjia. Në vend se t’i dhurojmë vëmendje dhe dashuri vetës, ne e lëmë veten të fundit dhe i “rehatojmë” të tjerët. E kështu ne ngadalë biem nga energjia dhe disponimi dhe pastaj të tjerët na duken më të mirë se vetja në çdo aspekt.
Aq sa e duam vetveten në brendësinë tonë, aq do të na duan të tjerët.
Sot, shohim dukuri nga më të çuditshmet të transformimit fizik të femrave kryesisht, duke rrezikuar edhe jetën për t’iu nënshtruar ndërhyrjeve estetike kirurgjike, vetëm e vetëm të duken bukur në mënyrë që të tërheqin më lehtë gjininë e kundërt.
Gabim shumë, apo jo?!
Kot bëhen ndryshimet fizike përderisa, energjia jonë e brendshme është negative. Nuk mund të tërheqësh dikë me jetë të rregulluar financiarisht dhe emocionalisht, që nënkupton me një fjalë një njeri me energji pozitive, përderisa ti je plot negativitet brenda vetes. Energjia pozitive tërheq energjinë pozitive dhe ansajelltas. Kur shohim një çift të lumtur dhe të dashuruar, jo rastësisht themi “i ka tërhequr kimia”.
Kjo do të thotë se, kur e zbërthejmë termin kimi, mbrapa saj fshihet energjia e padukshme por qenësore për balancimin e mendjes, trupit dhe shpirtit.
Të dashurit e mi, mos ndryshoni fizikun tuaj por ndryshoni ngadalë mendimin tuaj për veten tuaj, nga kritikuesi në adhurues të vetvetes. Kështu brenda vetes do ta gjeni bukurinë hyjnore me të cilën keni ardhur në këtë jetë, bukuri të cilën nuk mund t’i rezistojë askush dhe asgjë!
Please follow and like us: