Albspirit

Media/News/Publishing

Ilir Levonja: Shpërblimi qesharak i Edi Ramës

A ka i ka dhënë mjaftueshëm shpërblim Edi Rama, ambasadores amerikane, Yuri Kim alias Kimetes. Përfaqësueses së Amerikës, DASH-it, apo Presidentit Joe Biden? Asesi! Duhej t’i ofronte edhe territor. Në mos ndonjë resort në ato planet 3 vjeçare qeveritare, me gjoja indeksin, investime strategjike etj. Por le të shohim konkretisht rezultatet aktuale se ku ndodhet administrativisht Shqipëria, nën atë bashkëpunimin gjoja të ”shkëlqyer” qeveri-Amerikë. Aktualisht Shqipëria është totalisht shtet i rilindjes se sa i shqiptarëve. Ka Gjykatë Kushtetuese, por nga 10 anëtarë të gjithë janë me bindje socialiste. Ka Gjykatë të Lartë, por nga 10 anëtarë të gjithë ata janë me bindje po socialiste. Ka Gjykatë Apeli, por nga 10 anëtarë edhe këta janë me bindje po socialiste qeveritare. Ka President, por ky i shërben kafenë qeverisë, jo shqiptarëve. Qeveriu e ka zgjedhur, nuk e kanë zgjedhur shqiptarët. Prokurori të Posaçme Hetimore, por nga 10 prokurorë të gjithë këta janë me bindje krye socialiste. Mbajnë sytë te twitteri i Kryeministrit për të futur në rreth të zi emrin e radhës. Ka gjykata të shkallës së parë, por edhe këtu të gjithë janë socialistë soroistë allias rilindas. Edhe kjo si rezultat i bashkëpunimit të ”shkëlqyer” me ambasadoren, ose allias Amerikën. Ku togfjalëshi go on, ishte me dy duar, ose 24/ 7 si i themi edhe ne këtej nga Amerika.  Ka KQZ (Komision Zgjedhor), por nga 5 anëtarë, 4 i ka qeveria dhe 1 nuk dihet se kujt i përket, por dorën e ngre në favor të qeverisë. Ka Gjykatë Zgjedhore, por nga 5 anëtarë, 4 i ka qeveria dhe 1 një parti aleate e qeverisë. Ka metodologji shëbimesh on line, pra me kompjuter, aq sa edhe referendumi bëhet aty dhe e gjitha është një rrjedhë që humbet në një vrimë të zezë, rezultatin e di dhe kontrollon vetëm qeveria. Ka Avokat të Popullit, por edhe këtë e ka qeveria. Ka Kontroll të Lartë të Shtetit, por edhe këtë e ka qeveria.  Ka kod zgjedhor, por prirtas në favor të qeverisë pasi kandidati i qeverisë do 1500 vota, ai i opozitës apo i pavaruri, do 15 000 vota për një vend në parlament. Ka komisione parlamentare, ku 80% i ka qeveria dhe 20% janë kukulla të varuara nga dy grupe që shumë shpejt u bënë 3 grupe. Sa më shumë unifikohet 80% qeveriatar, aq shumë copëtohet 20% qeveritar. Kjo fal reformave dhe bashkëpunimit të ”shkëlqyer” me ambasadën dhe Amerikën e Joe Biden-it.  A duhet t’i jepte më shumë Edi Rama, Kimetes? Absolutisht që po. Sot atmosfera politike apo administrative është totalisht ajo e Shqipërisë 1944-48, apo 1950-61, deri 1978 ku nisi edhe vetmia e madhe. Nuk janë shifra amorfe, por raportet ndër vite kur në Shqipëri qeveriste ai që donte Jugosllavia, Enveri, Bashkimi i madh sovjetik, Enveri, Kina e madhe dhe prapë Enveri. Ashtu si sot Amerika, pavarësisht vullnetit të shqiptarëve, të drejtës civile të emigrantëve  i ka dhënë Edi Ramës një monarki diktatoriale.

Please follow and like us: