Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: Nga personifikim në ideal

Statuja e Lirisë fillimisht ishte simbol i një gruaje arabe. “Kolosi i Ri” lindi në të vërtetë në Egjipt.
Shtetet e Bashkuara kanë debatuar për imigracionin që nga themelimi i vendit dhe Statuja e Lirisë shpesh përmendet si një argument se ata që kërkojnë siguri dhe mundësi duhen pritur me krahë hapur (emigrimi i paligjshëm është diçka tjetër).
Nga mesi deri në fund të shekullit të 19-të, elita në Egjipt dhe Perandorinë Osmane po lëvizte drejt liberalizmit dhe vlerave perëndimore. Vetë statuja fillimisht kishte për qëllim të përfaqësonte një grua fshatare egjiptiane. si një kolos i Rodosit, për epokën industriale.
Koncepti i Frederic-Auguste Bartholdit u shndërrua nga “një fshatare arabe” në “një perëndeshë kolosale”. Por Egjipti, i cili kishte investuar sasi të mëdha kohe dhe para në kanalin historik të Suezit, nuk ishte aq i etur për idenë e Bartholdit. Ismail Pasha, biri i Muhamed Aliut (shqiptar), e hodhi poshtë planin si shumë të kushtueshëm. Përfundimisht, një far i lartë u instalua në Port Said, në vend të statujës.
Por Bertholdi nuk u dekurajua.
Piedestalit 48 metra i shtatores gjigante 86 metra të lartë, u projektua nga jo tjetër veç Alexandre-Gustave Eiffel, dhe më 4 korrik 1886, Lady Liberty iu dhurua Shteteve të Bashkuara nga Franca për njëqindvjetorin e pavarësisë dhe për të festuar aleancën e dy vendeve të formuar gjatë Revolucionit Francez.
Edhe Bartholdi, ishte francez. Për statujën e tij, ai gjeti frymëzimin në një vend shumë të ndryshëm, Egjipt. Bartholdi u magjeps nga arkitektura e lashtë egjiptiane, duke e zhvilluar në pasion për monumente publike në shkallë të gjerë dhe struktura kolosale. Përfundimisht, ai e kanalizoi atë pasion. Koncepti “Egjipti që ndriçon Azinë” u bë “Liria që ndriçon botën” – emri zyrtar për statujën që ka pamje nga porti i Nju Jorkut.

Please follow and like us: