Astrit Lulushi: Dy botë
Qëllimi është një, rrugët për arritjen e tij janë të ndryshme. Kjo është idea. Mitet synojnë t’i fusin popujt e ndryshëm në rrugë të ndryshme drejt një synimi.
Në mitologjinë hitite, ekziston:
“Në qiej, një mbret sundoi për nëntë vjet rresht dhe u rrëzua nga i biri. Në betejën e perëndive, Kumarbi, i biri i perëndisë Anu, kafshoi nga organet gjenitale të të atit. Sperma e zotit ra në tokë ku lindi dy fëmijë, lumenjtë Eufrat dhe Tigër”.
Ky mit është pothuajse identik me atë të rrëzimit të perëndisë Uran nga froni nga djali i tij Kronus. Në mitin grek, Cronus preu organet gjenitale të babait të tij, duke marrë kështu pushtetin. Nga gjaku që ra në tokë, lindën disa hyjni, më kryesorja perëndesha Afërdita. Nuk është e lehtë të zbulosh se cilët njerëz e kanë huazuar mitin, edhe pse gjithmonë ekziston rasti i një origjine të përbashkët.
Në mitologjinë japoneze është historia e perëndisë Izanagi që donte të shihte sërish motrën e tij, e cila ndodhej në botën e nëndheshme:
“Ai i kërkoi asaj të kthehej me të në botën e perëndive sepse krijimi nuk kishte përfunduar ende. Por ajo u përgjigj se kishte ngrënë tashmë nga ushqimet e errësirës dhe për këtë arsye nuk ishte në gjendje të kthehej në botën e perëndive”. Në mitologjinë greke, Zeusi urdhëron Plutonin t’ia kthejë Persefonin nënës së saj, Demeter, të cilën Plutoni e kishte vjedhur dhe e kishte sjellë në Hades si gruan e tij. Por Plutoni u përgjigj se kjo nuk ishte e mundur, pasi Persefona kishte ngrënë një kokërr shegë ndërsa ishte nëntokë”.
Fiset Korekore të Zimbabvesë në Afrikë kanë mitin në lidhje me perëndeshën e tokës Givanguru:
“Ajo ishte e veshur me një lëkurë dhie. Perëndesha kishte gjithashtu një bri që i jepte pasuri dhe bollëk”.
Leximi i këtij miti e bën të pamundur të mos mendosh për Bririn e Amaltheas, një dhi – dhe nga briri i saj Zeusi ushqehej gjatë foshnjërisë. Që atëherë, briri i ‘dhisë së malit’ ka qenë simboli i bollëkut.
Në mitologjinë greke, çifti i parë hyjnor është Urani (qielli) dhe Gaia (dheu-toka). Nga bashkimi i tyre lindën të gjithë perënditë e tjera si dhe çdo gjallesë n Tokë. Sipas sumerëve:
“Qielli u bashkua me Dheun. Më pas (Toka) mbeti shtatzënë. Urani mbolli tek ajo farën e heronjve, pemët dhe kallamishtet”.
Të njëjtat ide i gjejmë në mitet afrikane:
“Toka ka një bukuri të rrallë. Zoti i qiellit e fekondoi me bubullima dhe shi, dhe ajo lindi një jetë të re”.
Edhe më larg, në Oqeanin Paqësor, fiset Maori kanë një mit të ngjashëm krijimit: “Zoti i qiellit dhe perëndesha e tokës ishin prindër të shumë perëndive”.
Janë edhe mitet e indianëve të Amerikës:
“Qielli plehron Tokën”.
Pas shumë kohësh, njeriu u rebelua. Prej tij lindi shkenca qe thotë se gjithçka u krijua nga një “big bang” dhe njeriu nga një bakter i vetëm.
Please follow and like us: