Heroi i Mezhgoranit në këngë
(Në kuadrin e 80 vjetorit të rënies)
Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj
Nuk është flamuri ynë
Asim Zeneli me përfundimin e shkollës së mesme në Gjirokastër vazhdoi studimet në Akademinë Ushtarake të Këmbësorisë në Romë (Itali). Gjatë viteve të studimeve ushtarake ndeshi nga pranë fashizmin italian dhe kuptoi më mirë qëllimet e tij armiqësore kundrejt Shqipërisë. Në gjimnazin e Gjirokastrës del më dukshëm zelli i Asim Zenelit për të mësuar. Mandej ai shkoi në Itali, në Akademinë Ushtarake. Edhe në Akademi radhitet në më të mirët e saj, por krahas vlerave të oficerit të ardhshëm dallohet atdhedashuria dhe krenaria kombëtare. Ai ndëshkohet nga drejtuesit e Akademisë sepse kundërshtoi të bënte betimin para flamurit që kishte sopatat e fashizmit. “Ky nuk është flamuri ynë” – deklaroi Asimi. 7 prilli 1939 Asimin e gjeti në Itali. Indinjohet dhe proteston kundër pushtimit dhe propagandës demakogjike të fashizmit, organizon demostratë brendan në shkollë dhe për këtë ndëshkohet. Nga fundi i vitit 1941 kthehet në Atdhe dhe caktohet me punë në një repart ushtarak në Elbasan…
…Vite më parë luftëtarë të batalionit partizan “Asim Zeneli” u gjendën në fshatin Progonat të Kurveleshit, vendlindjen e heroit. Në shtëpinë e heroit, përmes fotografive, relikeve, dokumenteve, këngëve dhe shpjegimeve të ciceronit njihej deri në hollësi historia e lashtë e fshatit dhe jeta e Heroit Asim Zeneli. Emri i Asim Zenelit u ngulit thellë në shpirtin e popullit. Ai u bë simbol i trimërisë dhe atdhedashurisë, në veçanti për luftëtarët e batalionit me emrin e tij. Përmes ekspozeve të muzeut gjendeshin gjurmët e heroit. Në dëftesën e shkollës janë notat e mbarimit të shkollës fillore, si dhe shënime për shpirtin human e atdhetar të mësuesit, por edhe dhuntitë e djaloshit si nxënës i shkëlqyer. Mësuesi dhe heroi. Të dy luftëtarë të lirisë.
Partizan në malet kryengritëse
Asimi u lidh ngushtë me LANÇ-in, i shërbeu me përkushtim duke organizuar rrëmbim armësh, pushkësh e mitralozësh për çetat partizane. Ai i shtynte ushtarët drejt shpresës, por për telat me gjemba, rrethimi e mbyllja e ushtarëve, si në një kamp të vërtetë, i shtynte ata drejt vdekjes. Edhe në kushtet e bllokimit e me rrezik Asim Zeneli, me një grup shokësh, vendosi dhe braktisi shërbimin ushtarak dhe të arratiset. Në malet kryengritëse të Kurveleshit ai ndjeu frymëmarrje të lirë, ku fjalën kënga…e kishte pushka…
Në Kurvelesh, në vendin ku lindi dhe u rrit, për heroin gjithmonë ka lëvdata. Në veçanti për luftën e Asim Zeneit kanë folur luftëtarët e çetës “Hajredin Tremishti”, ata që jetuan dhe në epopenë e Mezhgoranit. Ndaj dhe luftëtarëve të kësaj çete ju ka lindur e drejta të flasim gjithmonë për heroin e Mezhgoranit, sepse ai ishte frymëzim dhe krenari për të gjithë. S’ka shteg në këto male ku nuk ka shkelur këmba e Asim Zenei, s’ka fshat që nuk është dëgjuar zërin e tij, s’ka burim të ujit të ftohtë të staneve ku nuk ka qëndruar Asimi me çetën partizane.
Ndaj dhe çeta e Asimit e pagëzuar në luftë dhe sot endet shtigjeve dhe maleve dhe del në prita dhe godet, pasi ajo ishte dhe është përherë në prita e përherë në goditje… Lufta e bëri Asam Zenelin të vendosur, të urtë, të matur, të duruar, të dashur dhe ia shtoi më shumë urrejtjen për pushtuesit fashistë dhe tradhëtarët e vendit. Përleshja në Mezhgoran ishte një kacafytje e vërtetë…
Katër çetat hodhën vallen burrërishte
Dita kur u formua batalioni, nga një çetë partizane u bënë shumë shpejt katër çeta. Ato formuan batalionin, u lidhën sup më sup dhe hodhën një valle burrërishte, valle të rëndë. Një çetë këndonte: Mezhgorani shkëmb e brinjë,/ Grykë e Këlcyrës u nxi,/ Trebeshina mal i lartë,/ Nga xhadeja vjen ushtri.
Kënga përshkruan ashpërsinë e vendit dhe lajmëron “nga xhadeja vjen ushtri”. Ishte një atokolonë me 40 makina e mjete të blinduara që shkonin në drejtim të Përmetit. Partizanë u thonë “ndal, ky vend ka zot!”.
E marrësi i këngës ngre zërin, jep sinjalin për një lajm, për trimëri dhe vazhdon: Doli çeta partizane,/ Lule Asim Zeneli,/ Oficeri me kulturë,/ S‘qëndrove në ushtri.
Këngëtarët partizanë vlerësojnë kulturën ushtarake të Asimit. Në atë kohë kishte dhe oficerë të tjerë me kulturë ushtarake, por ata nuk mundën të hidheshin në luftë, nuk iu përshtën dot luftës popullore, taktikës të luftës partizane. Ndërsa Asim Zeneli u bë një me luftëtarët popullorë, u rrëmbeu atyre zemrat dhe i udhëhoqi me plot sukses nga njeri luftim në tjetrin. Në këngë shpaloset jeta e Asimit, që “mori armën në dorë/ Doli malit për liri”.
Kënga dëgjohej, ajo pëlqehej, dhe çonte Asimin në vijat e para të luftës e si përherë e vlerëson si komandant të zotin, që di të drejtojë me mënçuri e trimëri, kur thotë: “Si luan shkon përpara,/ Dhe sulmon me trimëri…”.
Ku formohej batalioni “Asim Zeneli”
Dhe përmes këngës aty ku formohej batalioni “Asim Zeneli”, në Rrepet e Kardhiqit, më 7 gusht 1943 jehonin krismat e Luftës së Mezhgoranit dhe zëri i heroit. Ndërsa kënga ja la vendin thirrjeve të bories. Luftëtarët vrapojmë dhe zënë vendet me radhë, sipas çetave: “Një i vetëm vështrimi ynë,/ Një e vetme fjala jonë,/ Batalioni si gjëmim,/ Në një zë bëri betim”.
Me këngë luftëtarët e batalionit të Asim Zenelit pritëm dhe fjalën e heroit Shefqet Peçi, kur ju tha: “Zemëra ma kërkon,/ Vëllezër, ky batalion,/ Asim Zeneli të quhet”. Dhe luftëtarët e çetave, mbarë populli i fshatrave të ardhur në atë gëzim folën me një zë: “Ashtu e duam të quhet,/ Emri Asimit të ruhet,/ Si shëmbull i burrërisë,/ Si flamur i trimërisë”. Dhe treqind luftëtarët e batalionit u frymëzuan përherë nga heroizmi i heroit të Mezhgoranit.
Asim Zeneli përherë i pranishëm me ne
Në kujtimet e luftëtarit Rezul Bedo shkruhte se “i dorëzova muzeut në Progonat librin “Batalioni partizan Asim Zeneli”. Në emër të shokëve thashë ju thashë: “Vëllezër e motra, luftëtarët e luftëtaret e batalionit tonë e mbajtën me nder emrin e Asimit, nuk njohëm humbje në veprimet tona veçse fitore. Ne e kishim për nder që batalioni të mbante emrin e birit të Progonatit, heroit të Mezhgorant. Asim Zeneli ishte përherë i pranishëm me ne. Në vijat e luftës, në çdo luftim, në çdo sulm dëgjohej thirrja: “Para bataliont Asim Zeneli!”. Me këtë thirrje, me këtë emër ranë në vijat e luftës 98 partizanë e partizane të batalionit. Kështu foli veterani atë ditë në Progonat dhe mërmëriti: “Pak munda të them, shumë pak!”. Jeta dhe vepra e heroit Asim Zeneli ishte e madhërishme. Shtatorja e tij më shkrihej më një të përbashkët te përmendorja e dëshmorëve të ngritur sipër shkëmbit në Progonat. Aty, krahas të tjerëve, është gdhendur emri i Asim Zenelit.
Dhe vargjet këngës rrjedhin natyrshëm: “Nëpër flakë e vetëtimë,/ Doli Asimi si yll./ Doli Asimi në ballë,/ U dha shokëve komandë./ Shtatë plagë e gjaku valë,/ Lëshuan dritë të kuqe,/ Tek fekste liria tutje”.
Por Progonati dhe portreti i dëshmorit në sytë tanë ende buçet me këngë: “Asim detyrën mbarove,/ Zure vend në histori…”.
Nëpër vite u bëre legjendë
Asim Zeneli lindi më 17 mars të vitit 1916 në Progonat të Kurveleshit. Në moshën e vegjëlisë u ushqye me traditat atdhetare të familjes, të trungut fisnor dhe të trevës së Kurveleshit. Kreu me sukses shkollën e mesme në gjimnazin e Gjrokastrës dhe vazhdoi studimet në Akademinë Ushtarake në Itali. U njoh me shumë shokë atdhetarë, por veçanërisht ushqente mjaft respekt për Mustafa Matohitin nga Lekdushi, për militantin Qemal Stafa, për Themo Vasin, Emin Durakun, Nazmi Rushitin, Reshit Çollakun, Skënder Çaçin etj. Shërbeu një kohë në ushtri dhe më 31 mars 1943 Asim Zeneli me Pano Xhamballon e 10 shokë të tjerë dezertuan në mënyrë demonstrative dhe u hodhën në çetën partizane “Koto Hoxhi”. Në prill 1943 Asim Zeneli pranohet anëtar i PKSh dhe caktohet komisar politik i çetës partizane “Hajredin Tremishti”, ku komandant i saj ishte djaloshi kosovar, i rritur në Nivicë të Kurveleshit, Xheladin Beqiri (Karadaku). U shqua si komandant e komisar partizan i zoti. Ai u vu në krye të çetës “Hajredin Tremishti” dhe u caktua komisar i batalionit “Naim Frashëri”. Në betejën e ashpër në Mezhgoran armiku u rrethua si miu në çark. Beteja ishte e sertë: tym e flakë. Këngën e krijuar në ato çaste nga poeti partizan Qamil Buxheli, jehoi betejave me komisarin Asim Zeneli. Gryka e Mezhgoranit dëshmon për luftëtarët heroikë.. Nga dhimbja shkëmbinjtë u plasaritën dhe zemrat e partizanëve u goditën rëndë. Poeti partizan “e ngjeu penën” në flakët e heroizmit e i dha ngjyrën e kuqe të gjakut… Asim Zenelit Hero, ra dëshmor më 2 korrik 1943 në betejën e Mezhgorant.