Instituti Grassroots Canada hap thirrjen për aplikim në Shkollën Verore në Hungari
26 Qershor 2023
Është hapur thirrja për aplikim nga Instituti Grassroots Canada për Shkollën Verore e cila do mbahet nga data 11 deri me 20 shtator 2023, në malet Bükk, Hungari.
Tema e programit do jetë “Ekosistemet Malore dhe Menaxhimi i Burimeve”, ku shqyrtohen ekosistemet malore në kontekste të zhvillimit njerëzor dhe burimeve natyrore, parimeve të menaxhimit të burimeve natyrore dhe qeverisjes së burimeve për ruajtje të qëndrueshme.
Duke përshkruar rastet studimore nga një gamë e gjerë e burimeve natyrore aktuale në të gjithë globin, programi merr në konsideratë se si aspekte të ndryshme sociale, politike, ekonomike, kulturore dhe gjinore konkurrojnë dhe mbështesin burimet natyrore në ekosistemet malore.
Të gjithë studentët, hulumtuesit dhe mësimdhënësit që dëshirojnë të jenë të informuar për ekosistemet malore dhe zhvillimin e qëndrueshëm ftohen të aplikojnë.
Informatat e detajuara rreth programit dhe formës së aplikimit mund t’i gjeni në faqen e internetit: http://www.grassrootsglobal.net/mer2023
Instituti Grassroots Canada hap thirrjen për aplikim në Shkollën Verore në Hungari