Kolegji AAB prin bindshëm sipas rezultateteve të hulumtimit “Vlerësimi i kapaciteteve kërkimore aplikative në Kosovë”
26 Qershor 2023
Kolegji AAB ka qenë pjesëmarrës dhe ka dhënë kontributin e kërkuar në hulumtimin e organizuar nga GIZ dhe EDUTASK. Javën e kaluar, prorektorja Venera Llunji dhe dekanja Aida Alla ishin pjesë e takimit punues lidhur me prezentimin e raportit “Vlerësimi i kapaciteteve kërkimore aplikative në Kosovë” i cili u mbajt në Prizren në ITP (Innovation and Training Park).
Raporti u diskutua në një debat të hapur me përfaqësues të EduTask, GIZ, MAShTI dhe institucione të tjera të arsimit të lartë.
Sipas rezultateve nga ky hulumtim, Kolegji AAB qëndron shumë lartë në të gjitha pikat e prekura gjatë vlerësimit të kapaciteve kërkimore aplikative në Kosovë, si përnga numri i hulumtimeve të kryera, ashtu edhe përnga numri i botimeve në platforma të pranuara ndërkombëtarisht.