Albspirit

Media/News/Publishing

Flutura Açka: Shaban Murati dhe koha e tij

Po, e kam një brengë, Shaban Murati duhet të ishte mes të tjerëve dinjitarë më 28 nëntor 1912, duhet të ishte në Durrës – aq më shumë që është bir i Durrësit – më 7 mars 1914 mes atij përqendrimi aq të lartë të fisnikërisë, patriotizmit, europianizmit, të ishte mik me Faik Konicën dhe të kishte këmbyer letra me Fan Nolin.
Po të udhëtosh në kohë, ti e sheh portretin e tij në shkulmën e ngjarjeve të mëdha shqiptare.
Por, po të kishin ndodhur këto, ne nuk do të kishim fatin ta njihnim dhe mendimi shqiptar i kohës sonë, do të ishte më i varfër.
Një punëtor të letrave dhe penës si Shaban Murati, njëherësh me një thjeshtësi dhe krenari tronditëse, njëherësh me komunikim dhe largësi të admirueshme, njëherësh me njohje absolute të fushës së tij dhe bujarinë për ta ndarë me ne të gjithë, një patriot i madh në kuptimin më të bukur e më të epërm të kësaj fjale, më bën përherë modeste kur e takoj, më bën t’i jem mirënjohëse për miqësinë dhe qenësinë e tij elitare mes shqiptarëve.
Po, e them me të gjithë dashurinë time, në shumë nga vendimet dhe aktet e mia, edhe ato politike, jam këshilluar me të, pasi jam e bindur se po ndjek kështu anën e drejtë të historisë.
Të kesh një mik si Shaban Muratin, njeriun, mendimtarin, diplomatin, kritikun, analistin, patriotin, njohësin perfekt të gjeopolitikës, lexuesin plot sqimë, por edhe burrin galant të tryezave dhe bisedave me klas, është fat. Dhe unë e kam, me lejë të Zotit dhe të fatit, atë fat.
Shaban Murati sapo ka botuar vëllimin e dytë të “Antitabu”, mos e lini pa lexuar. Kemi nevojë të njohim nga një sy i mprehtë kohën tonë.
E diela ime i kushtohet “Antitabu”-së. Faleminderit mjeshtër!
Please follow and like us: