Gjirokastra – kjo dashuri e përveçme, shpirti magjik i artit të popullit shqiptar
Gjirokastra – kjo dashuri e përveçme, shpirti magjik i artit të popullit shqiptar.
Për tetë ditë, Gjirokastra jonë priti mbi 1200 artistët popullorë nga dymbëdhjetê qarqet e vendit, ansamblet shqiptare nga Kosova, Mali i zi, Maqedoni e veriut, Greqia, SHBA, Kanada, Australi, Belgjikë, Zvicër, Gjermani e nga gjithë diaspora kudo në botê.
Dhjetra e qindra artistê, studiues, gazetarë, shkrimtarë, piktorë, kompani promocioni e marketingu, grupe muzikore vendase e të huaja ishin nē rrugët, sheshet e muzetë e Gjirokastrës. UNESCO – çeli një shkollë verore për të gjithë vizitorët e huaj qê duan të mësojnë e të këndojnë këngën e bukur tê popullit shqiptar.
Gjirokastra e FFK, në këto tetë ditë, jo vetëm që na mrekulloi me thesaret e trashëgimisë kulturore shqiptare, me muzikën, këngët, vallet, kostumet por na dha edhe mësimet e duhura, të mençura dhe ekzistenciale, na rikujtoi porosinë e madhe, të përjetshme, që në botën e qytetëruar, në botën e sofistikuar, në Bashkimin Europian e kudo, ne duhet të shkojmë krenarë dhe me Identitetin tonë Kombëtar.
Faleminderit e mirënjohje Ministrisë së Kuturës, Bashkisë Gjirokastër, gjithë organizatorëve tē Ansambleve të Qarqeve, grupeve realizuese të dekorit, festave plot shpirt, koncerteve në Kalanë e Argjiros.
Përulje e nderim përjetë, për të gjithë ata që këndojnë e kërcejnë shqip, për të gjithë bartësit e trashëgimisë kulturore të popullit shqiptar!
Please follow and like us: