Manushaqe Toromani: LE TË DUHEMI…
Ti më duhesh mua
Jo për forcën tënde
Jeta ka treguar shpesh sa shumë forcë ka një grua
Por në krahët e tu të më mbështjellës, e unë të ndjehem e brishtë tek më belbëzon
Më ke mua.
Ti, më duhesh jo të më bësh të derdh lot e të më duket vetja e dobët.
Por, nëse dikur do të kem qarë
Tani të jesh forca ime.
Ti më duhesh mua.
Jo se jeta ime merr fund pa ty
Unë dhe deri tani kam jetuar
Por fundin le ta presim të dy.
Ti më duhesh mua
Po po, më duhesh mua
A e ke pyetur veten
sa të duhem ty?
Please follow and like us: