Edmond Kaçeli: Kafshët nuk na kqyrin më!
Ekspozitë fotografike “open air” Gorzegno, Cuneo, Itali
Nga data 15 korrik deri me 15 shtator 2023
-Shkruan Claudio Lorenzoni, kurator, dhe ideator i ekspozitës, drejtor i Muzeumit në Qiell të Hapur, Camo, Itali
Lexoj një shkrim në të cilin autori thotë “kafshët nuk na kqyrin më” por jemi ne që i vështrojmë e fotografojmë ato, jashtë këndvështrimit të një ekzistence të pavaruar, ku shoqëria bashkëkohore kërkon pandërprerë, t’iu japë, formën e vet. Kjo duke iu hequr lidhjen e vjetër mes dimensionit njerëzor dhe jo njerëzor, të kafshëve të egra, këtyre bashkëudhëtareve tona historike!
Me pak fjalë nuk na befasojnë mrekullisht më kafshët si pjesë kryesore e spoteve publicitare duke na drejtuar në prodhimet e konsumit të thjeshtëzuar, ose që marrin poza në selfi ironike të gatshme për ti shpërndarë nëpër rrjetet e shumta sociale!
Në këndëvështrimin e sotshëm të kafshëve, ato po përcaktohen thjeshtë si ikonat foshnjarake të maceve, apo këlyshve të vegjël të qenve, që mbushin rrjetet me pamje të kafshëve të hedhura në hapësirë e kohë krejt tjera nga të qenit reale!
Na paraqitet kështu një botë e kafshëve në të cilën mbretëron ligji i absurdit, një natyrë e zhytur në një hiç vend, në një hapësirë të kufizuar, të papërcaktuar, të panjohur! Ndërsa ne, spektatorët, kemi gjithmonë e më shumë idenë e një bote kafshësh të përqëndruar në një përmasë të çuditshme, në mes realitetit dhe përçartjes!
Ndërmjet këtyre pikëvështrimeve ndërhyn Edmond Kaçeli. Ai, me shkrepjet e aparatit fotografik, na rivendos krejt thjeshtë në natyrën e egër tërheqëse pa dorashka e paragjykime, që përkthehet dukshëm tek nevoja për të prezantuar anën tjetër tonën: Kafshën e egër!
Në ndryshim të asaj çka shohim në imazhet e reklamave të modës, kafshët e Kacelit nuk janë metafora të veseve apo virtyteve njerëzore por një gjarpër është një gjarpër, një derr i egër është thjeshtë një derr i egër; e kështu me radhë, sekush me domethënien e tyre të kjartë simbolike; në rastin konkret “origjina e jetës -gjarpri” dhe “forca e jetës -derri i egër”!
Fotografitë e Edmondit braktisin klishetë tradicionale të skemave e egra/objekt i rregullave të një reportazhi thjeshtë përshkrues e ilustrues të një fotografie të jetës së egër militantiste.
Edmondi thjeshtë i fotografon, i sjell të gjalla në habitatin e vet, pa i shqetësuar, me mjeshtërinë tipike që e dallon! Thënë ndryshe i prezanton duke iu kushtuar respekt gjallesave të egra si “tjetri që ekziston si gjithkush prej nesh”
Së mbrami, siç shkruante poeti Fernando Pessoa, “Njeriu nuk din më shumë se kafshët e tjera; por din më pak! Ato (gjallesat) dinë atë që duhet të dinë! Njerëzit, jo!”
Claudio Lorenzoni
Kurator i ekspozitës
Drejtor i Muzeut në Qiell të Hapur, Camo, Itali.