Clinton: Do të doja të mos kishte ndodhur kurrë, duhet ta ndalim këtë marrëzi
Foto ilustruese
Presidenti i 42-të i SHBA-së Bill Clinton deklaroi se do të donte që mosmarrëveshja që po ndodh në Kosovë të mos kishte ndodhur kurrë.
Në fjalën e tij në ceremoninë e nderimit me “Kordonin e Madh me Yll të Mirënjohjes Publike” nga kryeministri Edi Rama, Clinton u shpreh se, “ka një mosmarrëveshje që po ndodh tani në Kosovë që do doja të mos kishte ndodhur kurrë. Nuk është më vendimi im, por kosovarët i krijuan ato 4 qyteza në të mirë të serbëve për t’u dhënë 4 kryebashkiakë më tepër, kështu që mendoj se tani kanë bërë një gabim duke mos votuar. Mendoj se është e lehtë për shqiptarët, tashmë në shumicë, që të përpiqen të përfitojnë nga momenti për të paraqitur argumentin e tyre, por gjëja e vërtetë që duhet të bëjmë është që duhet ta ndalim këtë marrëzi. Çfarë çështje e madhe politike mund të avancohet duke patur tension? Ka njerëz që jetojnë aty. Kanë nevojë që të kenë një qeverisje të denjë dhe qytetarët kanë nevojë t’u thuhet “ju duhet të votoni gjithmonë”.
“Unë sapo erdha nga Mbretëria e Bashkuar. Hilari dhe unë ishim atje dy muaj më parë, duke kremtuar 25-vjetorin e marrëveshjes së të Premtes së Zezë dhe ata kanë një problem të madh me të cilin ju nuk duhet të përballeni tani, që është, kur nisën në Irlandën e Veriut kishte më shumë protestantë irlandezë që donin të mbeteshin pjesëtarë të Mbretërisë së Bashkuar, por ishin të gatshëm t’i jepnin më shumë zë katolikëve irlandezë të cilët preferonin të bashkoheshin me qeverinë e Irlandës, ndaj të gjitha gjërat e tjera të cilat kishin përzemërt, gjetën një mënyrë për të krijuar një forum në mënyrë që njerëzit të ndiheshin se kishin të drejtën e qytetarisë, nuk i ndalën mosmarrëveshjet, por gjetën një mënyrë për të ndarë të ardhmen dhe nëqoftëse mendoni për këto 4 qyteza,shumë larg nga çdo laborator modern, shkencor, ku modelohet sjellja përçarëse që po e nxit botën sot kryesisht sepse shumë vende drejtohen nga njerëz që preferojnë dominancën në vend të bashkëpunimit dhe në vend të konvertimit,e në vend të ndarjes së një të ardhmeje. Unë shpresoj që Shqipëria në mënyra të mëdha e të vogla do të jetë në gjendje që së pari t’i tregojë botës se si duket një e ardhme gjithëpërfshirëse.”, u shpreh Clinton.
“Do të dëshiroja që e gjithë bota të shihte një video të shkurtër të të gjithë këtyre fëmijëve. Është diçka që e merr për të mirëqenë, duket normale për ju, por ka shumë, shumë vende në botë tashmë, ku kjo do të ishte shumë e çuditshme”, tha ai.
“Nuk dua që të nënvlerësoni kurrë fuqinë e shembullit tuaj. Ashtu siç dikur një student shkolle, pyesja veten se çfarë ishte ky mur që nuk më linte të mësoja qoftë edhe një gjë për Shqipërinë, mu desh të pyesja 10 njerëz se si të shqiptoja emrin e njeriut që drejtonte vendin. Ishte një mister i madh. Tani çdo njeri i cili përjeton vendin tuaj, ndihet pak më i madh, ndihet pak më inteligjent, ndihet pak më i gatshëm për të qëndruar Ne e dimë që ju keni akoma probleme ekonomike, e dimë që ju luftoni me njëri-tjetrin dhe argumentoni gjatë me njëri-tjetrin. Jemi absolutisht të vetëdijshëm se ka sfida për të cilat të tjerë duhet të bashkohen me ju në mënyrë që ju t’i përballoni. Me fjalë të tjera jeni njerëz, nuk mund të jeni të përsosur por mund të jeni në anën e duhur të historisë dhe në anën e duhur të njerëzimit”, theksoi Clinton.