VALLTARJA DARDHARE QË U KTHYE NË SHQIPËRI ME “GJERDANIN E ARTË”
Kjo foto e solistes valltare dardhare të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, Lefta Mulliri, me “Gjerdanin e Artë” në qafë, na kujton atë moment kur Ansambli solli në atdhe trofeun e festivalit nga Dizhoni i Francës në vitin 1970.
Artistja e Merituar Lefta Mulliri, ka interpretuar me talent e elegancë një seri vallesh popullore, të përpunuara nga mjeshtri Panajot Kanaçi.
Si soliste dhe pjesëtare e trupës së AKKVP, me interpretimet në skena të ndryshme të vendit dhe jashtë tij, ka prezantuar pasurinë e madhe të folklorit vallëzues me motivet e tij të bukura, traditat e tij tëhershme, si dhe larminë e kostumeve nga të gjitha krahinat e vendit, që kanë impresionuar publikun në vende të ndryshme të Botës.
K.Balli.
Please follow and like us: