Himara kulturore, 14 korrik-12 gusht 2023
Foto artistike e Gim Kurit
Kultura, muzika, historia, e reja dhe tradicionalja, të gjitha bashkë në një super event në Himarën tonë.
Për 5 fundjava rresht nga 14 korriku në 12 gusht, në Kalanë e Porto Palermos do të keni mundësinë të shijoni të bukurën dhe të kaloni orë të paharrueshme.
Festivali i “Porto Palermos” që nis më 14 korrik organizuar nga Bashkia Himarë, do të ngjisë në skenën e vet origjinale në kalanë historike të Ali Pashës artistët më të mirë.
Një grup prej 36 artistësh të njohur të kulturës shqiptare së bashku me Olen Cesarin do të performojnë në skenën magjike ku ata do të jenë në mes të publikut i cili mund ti shikojë në 360 gradë.
Axhenda e Festivalit
14 korrik 2023: Gëzim Myshketa dhe Agron Peni
15 korrik 2023: Kastriot Tusha, Josif Gjipali, Ardita Meni
21 korrik 2023: Eda Zari dhe AJS Quartet
22 Korrik 2023: Elina Duni
28 Korrik 2023: Sin Fronteras
29 Korrik 2023: Marsela Çibukaj e Vitmar Basha
4 gusht 2023: Roberto Ciufoti dhe Jane Landucci e Tess Alice Iaconni
5 Gusht 2023: Cuban Night me Ivan Antonio El Sonero
11 Gusht 2023: Dren Abazi
12 Gusht 2023: Olen Cesari
Festivali është një ftesë për të gjithë turistët e huaj dhe pushuesit vendas për të vizituar një destinacion ku do të takohet bashkë historia, kultura dhe madhështia e detit.
Ky vit është edicioni i tretë i festivalit në rrugëtimin për ndërgjegjësimin dhe mbrojtjen e ekosistemit dhe të frymëzimit të të rinjve.
Please follow and like us: