Leka Rudha: “Për të mos harruar”
E vërteta e masakrës së Divjakës
Sipas dësshmitarëve okularë të familjarëve
Tetori i vitit 1943
Brigada e I partizane nën komanën e M. Shehut u përplasën me një çetë të ballit afër Dumresë. Përplasja përfundoi me humbjen e ballit dhe disa robër të zënë nga partizanët. Theksojmë se në atë përplasje, armët nuk u përdorën.
M. Shehu nuk u mjaftua me kaq, por ushtroi raprezalje ndaj banorëve të zones.
Kështu pasi hyri në Divjakë dha urdhërqë të gjithë meshkujt (një në çdo familje) të rreshtoheshin pranë Brigadës I sulmuese. Pas refuzimit të fshatëve (përveç njërit) i grumbulluan në kodër para skuadrës së pushtimit me rreth 80 burra. Të lidhur me tel me gjëmba. Në atë grumbullim ishte edhe Todi Rudha (gjyshi im) i cili kur e morën nga shtëpia nuk harroi të merrte me vehte edhe faqoren me raki. Nuk i shkonte kurrë në mendje se do përfundonte para skuadrës së pushkatimit, por fati është me të.
Një nga partrizanët e njeh dhe i thotë M. Shehut: “Z. komandant, burri me mustaqe nuk duhet pushkatuar pasi i biri është inkuadruar me forcat tona”. Mbas kësaj bisede, gjyshin tim e shkëpisin nga rrjeshti. Në atë moment filloi sokëllitja e mitrolozit mbi fshatarët e pafajshëm. Mëkati i tyre ishte vetëm se nuk u bashkuan me partizanët. Edhe Dushan Mogasha dha kontributin e vet duke i qëlluar me pistoletë në kokë viktimat që nuk i kishin kapur plumbat e mitrolozit. Në Divjakë pllakosi zija. Kuja dhe të qarat nuk pushuan për gati një muaj. Dora gjakatare prej krimineli nuk pati asnjë lloj pendimi, -:“Në Spanjë thoshte unë kam vrarë më shumë”.
Në historinë e Luftës II Botërore, masakra e Divjakës ishte nga më të rëndat. Terrori do të vazhdonte edhe për disa kohë por jo me këto përmasa.
Memoriali që u vendos ishte akti që historia nuk duhet harruar sepse edhe mund të përsëritet.