Albspirit

Media/News/Publishing

Avdulla Kënaçi: Mirënjohje shkrimtares Mirela Kanini!

Shkrimtaren shqiptaro-amerikane MIRELA KANINI gjeografikisht dhe shpirtërisht e kam shumë afër, ajo jeton e punon në Amerikën e Veriut. Ka një begraund të pasur letrar. Ka botuar katër romane të suksesshëm dhe vazhdon të shkruajë me frymëzim e intensitet. “Mëkatet e Zonjes Ema”, “Klienti”, “Mallkimi i Melloneve” dhe “Trafikanti” kanë pushtuar mendjen e lexuesit shqiptar dhe atij të huaj. Ajo është mjeshtre e përshkrimit të situatave delikate duke demonstruar një imagjinatë të jashtëzakonshme krijuese. Librin tim të fundit me tregime e novela “Shtegtimi i fundit”, para se ta botoja, ia dërgova në dorëshkrim duke dashur t’i marr një mendim dhe ajo plot edukatë dhe dashamirësi më dërgoi këtë opinion që unë e kam vendosur në libër. Më lejoni t’ua bëj të njohur nëpërmjët ketij statusi:

“Tregime dhe novela depërtuese dhe njëkohësisht realiste, të cilat të mbeten gjatë ndërmend për nga ndërthurja e përkryer midis së kaluarës e të tashmes. Në këtë vëllim çdo emigrant mund të gjejë veten nëpër rreshta e ngjarje domethënëse. Gjuhë e shkruar bukur, prozë e mençur që na prezantohet nëpërmjet një bote të ngrohtë e të spikatur, plot sharm, pa lënë këtu pas dore vështirësitë e realizimit të karaktereve përkatës në të gjitha tregimet e novelat e këtij libri”.

Please follow and like us: