Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: Debitë dhe kreditë


Jetojmë në kohën e Kasandrës, çdo gjë ndryshon vetëm për keq. Njerëzit vazhdojnë të ikin, ata që qëndrojnë janë pleq ose të pamundur. Gjysma e populsisë është larguar. Një pjesë e dobët e kombit këmbëngul në pushtet. Thirrjet e disave bien në vesh të shurdhët.
Qeveria ndalon studentët të punësohen jashtë (sikur u thotë: “jeni skllevër deri në pagimin e borxhit”).
Në kohën e tiranëve në Athinën e lashtë (shekulli 7), Soloni kritikoi arrogancën e pushtetarëve dhe heshtjen e shtetasve. Kjo ndihmoi në krijimin e reputacionit të tij si i urtë. Soloni ishte ligjvënës, shkruante edhe poezi. “Qytetarët ndihmojnë padrejtësinë me aktin e tyre të nënshtrimit”. Ata nuk dinë të frenojnë ngopjen e tiranit, që përvetëson padrejtësisht pronën dhe janë të gatshëm të shkatërrojnë edhe vendin e tyre. Të dyja palët me siguri do të vuajnë si rezultat i mendjemadhësisë së tyre. Kjo dëshmon në heshtje të tashmen dhe të shkuarën dhe me kalimin e kohës vjen ndëshkimi. Provoni të kritikoni qeverinë; nuk iu fut në burg, por mbeteni të huaj.
Borxhi është një mjet i qëllimshëm nga ana e kreditorit. Në kohët e shkuara, debitorët duhej të vazhdonin të punonin dhe t’u paguanin rendimentin e të korrave kreditorëve të tyre derisa borxhi të shlyhej. Kjo kishte një origjinë më të lashtë në Sumer dhe Babiloni, 5 mijë vjet më parë.
Pasuria sjell me vete dëm publik, dhe Soloni në Atikë, qortonte ata që shkatërrojnë qytetin ‘për shkak të dëshirës së tyre për pasuri. Problemi është se pasuria krijon varësi. Rezultati është se ‘teprica ushqen pafytyrësinë, kur prosperiteti i madh u vjen njerëzve që nuk janë të shëndoshë (moralisht). Pikëpamje të tilla ishin pjesë e një kritike shekullore të varësisë ndaj pasurisë dhe arrogancës. Referimi i Solon-it ndaj individëve të pasur ‘të pa shëndoshë’ u bë pika e nisjes për argumentin e Sokratit nëse  qëllimi ishte vetëm për të shlyer “kreditorët shkatërrues shoqërorë”.
Soloni shkroi se hoqi ‘honorin’. Fjala do të thoshte sinor “kufi”, “kufi”, “përkufizim”, përkthyer zakonisht si gur kufiri. Ato ishin “pllaka mermeri, guri gëlqeror, shkëmbi vullkanik ose gurë të tjerë të futur në tokë në pikat e duhura. Sinorët u përdorën për pronat private, kufijtë e qyteteve, kufijtë shtetërorë, tempujt dhe pronat e kultit dhe varret. Gjysma e dukshme mund të jetë plotësisht bosh. Por më së shpeshti ishin gdhendur ose me fjalën e vetme ‘honoris’ ose me një fjalë ose frazë shtesë që emëronte perëndinë e një tempulli ose jepte ndonjë informacion po aq të veçantë.
Sipas Solonit, burra që punonin tokën
dhe merrnin 1/6 e të korrave nuk ishin skllevër, por bënin punë të varur ose të pavullnetshme, ose thjesht ‘qiramarrës me detyrime të prapambetura’.
Protestat kryesore ndodhën kur bujqit mbetën prapa në detyrimin e të korrave, ose morën hua ushqime, farëra apo furnizime të tjera dhe nuk mund të paguanin borxhet dhe ranë në robëri. Përpara reformave të Solonit, kreditorët-patronët – mund t’i shisnin ata te tregtarët e huaj të skllevërve. Bujqit mendonin se pozicioni i tyre i pasigurt klientel ishte i padrejtë dhe i panatyrshëm, jo ​​më i mirë se skllevërit e luftës. Ata donin tokën e tyre pa borxhe, por qeveria nuk kishte asnjë territor të pushtuar për t’ua shpërndarë dhe oligarkia luftoi kundër ndarjes së tokave të saj.
Për sa kohë që debitorët qëndruan të lidhur me tokën, ata mund të kenë shpresuar se pozicioni i tyre ishte thjesht i përkohshëm, duke pasur parasysh aftësinë e kufizuar të kreditorëve të tyre për t’i shfrytëzuar më tej. Por kufizimet e zakonshme shoqërore po shtoheshin dhe kultivuesit rrezikoheshin të humbnin të drejtat e tyre si qytetarë. Kjo e shtyu Solonin të ndalonte skllavërimin për borxhet e prapambetura (ose me forcë të paligjshme) në tokën e punës që të pasurit e kishin përvetësuar padrejtësisht.
Nuk është e qartë sesi në praktikë Soloni mund t’i kishte shlyer debitorët që ishin shitur jashtë vendit. Ajo që është më e rëndësishme të njihet është se ai zbatoi njohjen ligjore të faktit se statusi i skllevërve ishte shumë më i mirë se ai i skllevërve të drejtpërdrejtë. Midis skllavërisë së drejtpërdrejtë dhe lirisë ishte kategoria e ndërmjetme e skllavërisë për debitorët nominalisht të lirë, të cilët ruanin të drejtat e tyre ligjore si qytetarë, p.sh., të mos trajtoheshin si skllevër nga kreditorët e tyre
Por është e qartë se si qeveria sot kërkon t’i trajtojë banorët e saj (me VKM dhe jo me votë parlamentare), disa i nxjerr nëpër botë dhe të tjerët i mban brenda si skllevër.

Please follow and like us: