Ing. Luan Pogaçi, një libër me dukuri dhe histori
Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj
Përshkrimi i ngjarjeve në libër
Libri “Drejtoria e Dytë e sigurimit të udhëheqjes (1978-1990)” i shkruar nga Ing. Luan Pogaçi fillon me një hyrje të thjeshtë, ku autori përshkruan një ndodhi të udhëheqësit për telefonin e zyrës, për një difekt teknik të ndodhur dhe mendimin që të gjendet “një inxhinier i zoti nga ushtria”. Kështu nisi puna e autorit të librit për sigurimin e ndërlidhjes së udhëheqjes, njëkohësisht autori është dhe popogandist i dukurive, ngjarjeve dhe fenomeneve në këtë periudhë të punës së tij të re.
Autori përshkruan fillimin e punës në drejtori, ku ditët e para u muarr me hartimin e detyrave funksionale. Më tej jep dhe një panoramë të plotë të vendstrehimeve, të vendkomandave dhe të tipit tynel për strehimin e udhëheqjes shtetërore. Gjatë leximit të librit Ing. Pogaçi jep një pasqyrë të punës që bënin oficerët e shërbimit dhe shoqërues të udhëheqjes, trajnimet e ndryshme, përgatitjen dhe përdorimin e aparaturave të ndëlidhjes prej tyre, etj. Në një syth më vete përshkruhen shtëpitë e pritjes dhe objektet e rëndësisë së veçantë, administrimi, mënyrat e rujatjes, si dhe ndërlidhja e veçantë e tyre, etj. Disa sythe me dukuri të librit i kushtohen kryeministri Mehmet Shehu, si “një fund pa kurora”, përgjimi telefonik i kryerministrit dhe një fund kryeministror i kërkuar… autori në përfundim të analizës konkrete dhe të detajuar e shpie mendimin se agjenturat e huaja që kishin ndryshuar strategji, jo më me diversant se nuk kishin realizuar qëllimet e tyre, por me metodën e “krisjes”, përplasje të udhëheqësve me njeri tjetrin, që po funksiononte mjaft mirë në Shqipëri, dhe fundi dihet… Në disa faqe të librit zënë vend dhe përshkrimet për fundin e ministrit të Brendshëm Kadri Hazbiu, për presionet në drejtori mbas vetvrasjes së kryeministrit, si dhe burgu i Kadri Hazbiut.
Autori përshkruan dhe përpjekjet që bëheshin për vendosja e sistemit televiziv me qark të mbyllur (kamerat) në rajonin e banimit të udhëheqjes, analizon ardhjen dhe azgjësimin e bandës së Xhevdet Mustafës, përgatitjen e kushteve për përmbysjen e madhe… përshkruhet ardhja dhe vizita në Shqipëri e ministrit të Jashtëm Plotësues të Greqisë, Karolios Papulias, përgatitja për përmbysjen e madhe, rrëzimi i monumentit të Enver Hoxhës. Ndërsa në sythin shkruaj kohën, përshkruan ngjarjet në BS, ndodhi dhe punën që bëhej me leximin e librave, ngjarja e spirancës dhe hedhja e saj diku, dhe ambjenti në vitet ’60 të shekullit të kaluar, shumë liberalizëm, shumë zhurmë e humor dhe shumë argëtim, etj.
Libri “Drejtoria e Dytë e sigurimit të udhëheqjes (1978-1990)” është shkruar nga një ushtarak, me një përvojë të gjatë pune në shërbimin e ndërlidhjes, por me një ndryshim të madh, në mbajtjen qëndrim ndaj dukurive, ndodhive dhe në shfaqjen e mendimit të lirë për ndodhinë e dukurinë. Libri ka qartësi mendimi dhe argumentimi, me dukuri dhe histori që nuk lënë vend për interpretim dhe debat ndryshe. Autori shfaq hapur pozicionin e tij, mban qëndrim dhe jep argumete konkrete për atë që ka ndodhur në Shqipëri në një kohë historike e që do të kujtohet dhe interpretohet në histori nga breza.
Për ngjarjet e viteve ‘80 të shek. XX
Libri “Drejtoria e Dytë e sigurimit të udhëheqjes (1978-1990)” i shkruar nga Ing. Luan Pogaçi bën fjalë për ngjarjet e viteve ‘80 të shek. XX. Për këto vite është shkruar dhe do të shkruhet sepse, parë dhe nga këndvështrime të ndryshme, do të shkruhet gjatë, sepse çdo ndodhi e atyre viteve është projektuar edhe vazhdimi i ngjarjeve të mëtejshmë të shoqërisë shqiptare. Autori duke qenë dëshmimtar i shumë ndodhive të rastit apo dhe ngjarjeve të ngelura në kujtesë, më bindjet e veta dhe të pozicionit të punës që ka patur, ka hedhur në letër një pjesë të atyre fenomeneve që po ndodhnin në udhëheqjen e lartë të shtetit shqiptar.
Autori, siç edhe shprehet për lexuesin pret edhe kundërshti, pasi ato janë ngjarje që kanë emra dhe njerëz konkret dhe me funksione të larta shtetërore. Gjatë gjithë librit autori ndjek një rregullsi dhe sqaron e argumenton, por dhe jep edhe mendimin e tij, për të gjitha ato ngjarje që i ka ndjerë, por dhe parë vetë me sytë e tij, të dokumentuara ose edhe të padokumentuara, duke na dhënë një panoramë të detyrës së tij në shërbimin e ndërlidhjes pranë udhëheqjes së Shqipërisë në një periudhë të caktuar kohe.
Autori e jep ngjarjen apo fenomenin e ndodhur, e më pas edhe këndvështrimin, qëndrimin dhe komentin për ngjarjen, ku çdo lexues qartëson dhe sheh atë figurë historike që ka njohur apo dhe përpiqet që ta njohë në zhvillim e sipër. Secili nga lexuesit e librit ka të drejtë që për njërën apo tjetrën histori ta gjykojë siç edhe e gjykon autori për atë pjesë të tij që e njeh më mirë, por asnjëri nuk ka të drejtë të gjykojë për të gjithë punën e bërë dhe realizimin e një detyre, në çdo kohë me probleme dhe me shqetësime të vijueshme…
Nëpërmjet leximit të librit, shohim se autori është tepër i sakt për ngjarjen dhe ndodhinë, dhe sepse sipas dimensionit dhe këndvështrimit të tij, që mund të jetë i drejtë, apo i saktë, por jo për të gjithë ngjarjen apo historinë. Kjo sepse siç shprehet autori “të gjithë kanë të drejtë ta lexojnë siç duan ngjarjen dhe historinë dhe ta kritikojnë librin, por nuk do të kuptoj asnjëherë nihilistët”.
Ndërtuan një shtet shqiptar të përparuar
Për ngjarjet historike në libër lexues të ndryshëm mund të kenë dhe kanë mendime të ndryshme, të cilat gjithmonë varen nga këndi i shikimit të ngjarjes, por ngjarja ka ndodhur dhe për ngjarjet historike këto qëndrime dhe këndvështrime ndryshojnë. Autori arrin deri aty sa që i bë thirrje lexuesit për t’u mirëkuptuar prej tyre dhe që nuk kanë të njëjtin shikim si Luan Pogaçi për historinë, ngjarjet dhe dukuritë e ndodhura. Në faqet e libri autori nënvizon dukshëm se “Enver Hoxha ishte një burrë shteti, atdhetar dhe nacionialist që së bashku me Mehmet Shehun ndërtuan një shtet shqiptar të përparuar, të cilin e morën nga një vend feudal i prapambetur dhe e transformuan në një shtet që plotësonte nevojat kryesore të popullit, me shëndetësi, arsim dhe kulturë pa pagesë dhe në nivel të kënaqshëm zhvillimi”.
Gjatë gjithë librit autori me një pikësynim të qartë dhe të kuptueshëm ka theksuar se “me vdekjen e E. Hoxhës dhe M. Shehut gjithçka ndryshoi”. Ai thekson se pasardhësit nuk u gjendën në nivelin e tyre, shteti shkoi poshtë dhe më poshtë derisa u dorëzua dhe u thërmua. Por kjo nuk ishte nga padija, por nga tendencat karrieriste dhe armiqësore. Në ndodhitë e kohës ndikuan dhe ngjarjet në vendet e tjera ish-socialiste. Shteti u dorëzua menjëherë, vrullshëm, u bë rrëmujë çdo gjë. Europa Lindore e mori shumë shpejt veten, ndërsa në Shqipëri po shkon mbi 33 vite tranzicioni të lodhshëm.
Shqipërinë në këto vite të tranzicionit e kanë bërë leckë tregu, pa dinjitet në botë, në vend çdo gjë u vodh në mënyrën më barbare, u shkatërrua çdo arritje ekonomike e kulturore, shprehet autori në mjaft raste. Ata që u mundën në Luftën Atifashiste Nacionalçlirimtare, erdhën nga vendet e demokracive të përparuara dhe “u hakmorën në mënyrën më të egër”. Shqipëria e vogël u gjend në mes të katër rrugëve, perëndimi edhe pse ishte ndihmuar në shumë ngjarje dhe ndodhi si me “politikën e saj të mos angazhimit në “Traktatin e Varshavës” dhe me luftën ideologjike që u bënte Bashkimit Sovjetik dhe Kinës”.
Ndërsa shtetet tokësore fqinje, me agjentët e tyre u përpoqën për rrëzimin e pushtetin në Shqipëri dhe bënë shumë trubullira. Vetëm SHBA në vitet ‘80, u përpoq për të ndihmuar Shqipërinë: në vitin 1981 nëpërmjet të dërguarit të saj duke kërkuar bashkëpunim dhe në vitin 1982 duke lajmëruar nëpërmjet kanaleve të saj për bandën e Xhevdet Mustafës.
Njohje me Ing. Luan Pogaçi
Luan Pogaçi ka lindur më 20 janar 1941 në Gjirokastër, në një familje me tradita të shquara patriotike. Pasi kreu arsimin 7 vjeçar në shkollën “11 Janari” në Tiranë, vijoi arsimin e mesëm në Politeknikumin “7 Nëndori” në Tiranë. Për rezultate të dukshme në mësime nisi atudimet në arsimin e lartë dhe bëri dy vite (1959-1961) në Leningrad të BS. Me prishjen e marrëdhënieve më BS dhe kthimin në atdhe vijoi studimet në arsimin e lartë në Universitetin Shtetëror të Tiranës, ku u diplomua inxhinier elektrik për rrymave të dobëta në vitin 1965. Për disa vite (1965-1972) punoi në reparte të Ministrisë së Mbojtjes inxhinier, përgjegjës për riparimin e aparaturave të Flotës dhe Aviacionit në vitet (1972-1974, si dhe Inxhinier në byronë e projektimeve të Ministrisë së Mbrojtjes, deri në vitin 1978.
Pas vitin 1978 punon në detyrën e shefit të informacionit dhe sigurisë të ndërlidhjes në drejtorinë e Dytë të Sigurimit të udhëheqjes, detyrë që e kreu deri në vitin 1990, ndërsa deri në vitin 1992 kreu detyrën e komandantit të reparti nr. 75 në Ministrinë e Brendshme. Me ndryshimin e sistemit shoqëror del në pension të parakohshëm në vitin 1992.
Më tej ka punuar si president i rrjetit kombëtar të shoqërisë civile për grumbullimin e armëve nga popullsia në vitet 1997-2002, mbështetur nga PNUD-i, Komuniteti Europian, Soros, OXFAM etj. ka zhvilluar trajnim me kuadrot të larta nga fondacioni “Xhorxh Marshall” dhe është diplomuar për emergjencat. Më tej ka punuar në ngritjen e Qendrës së Kujdesit Social për të moshuarit dhe trajnimin e të rinjve në Fushë-Krujë, mbështetur nga Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale dhe Banka Botërore.
Sot është veprimtar shoqëror dhe pasardhës veterani. Ka shkruar dhe shkruan në shtypin e përditshëm dhe ka botuar libra, si “Drejtoria e Dytë e sigurimit të udhëheqjes 1978-1990” në vitin 2023.