Ilir Levonja: Enver Rama përballë armiqve të partisë dhe të popullit
Sa herë që Enver Hoxha donte të forconte pushtetin e tij, dilte i fliste popullit për armiqtë e partisë. Me pak fjalë, shpikte armikun e radhës, çfarë nuk thoshte për ‘të, distancohej dhe në fund e dënonte po publikisht. Madje pas tij edhe disa të tjerë. Dhe të gjitha ata shkonin në botën matanë me thirrjen, të rroj partia. E njëjta situatë është edhe tani, por në versionin dhjerokraci shqiptare. Edi Rama i shmanget llogaridhënies publike në Kuvend, ku në fakt është i gjithi një paradoks social po i dhjerokracisë shqiptare, kjo në lidhje me imunitetin. Aq i pa kuptueshëm është ky imunitet, sa i Kuvendit aq dhe i deputetit, ku vetëm në dhjerokracinë shqiptare ndodh që Prokurori të vijë e të të kërkojë arrestimin me ceremoni. Kur dhjetra apo qindra qytetarëve u thyhen dyert qoftë mesi i natës apo pa gdhirë mirë akoma, qofshin këta edhe hajdutë ordinerë. Pra tek mender kuvendarët bëhet një show publik disa ditor aq sa njerëzit nuk janë asgjë tjetër por ca gjallesa që herë kthejnë surratin majtas dhe herë djathtas. Edhe sot në atë dhjerokracinë shqiptare që mender ofendohet nga non gratat, ky Enveri i pushtetit, ka nisur spastrimin partiak me plane 6 mujore dhe mender vet nuk mban asnjë përgjegjësi. Enveri i pushtetit iu shmang llogaridhënies duke thënë se do fliste me popullin në orën 6. Dhe të gjithë aty, pensionistë me shumicë, u mjaftuan me aq. Enveri vret e pret nën gjoja reformat, jep nga një kokë turku për çdo gjashtë mujor dhe ju jo vetëm e besoni por edhe e hani për qejf sapunin për djath. Mirë ju bëftë. Nuk mbeti këmbë gjykate në qytetet me traditë, në qytetet me mbi 60 mijë banorë, po gjoja nën atë reformën e madhe dhe ju as nuk e vutë ujin në zjarr. Ka një javë në rrugë i gjithë Izraeli pikërisht për të njëjtën gjë, kurse Shqipëria e pranoi me qejf. U vra në Paris një i ri, u dogj qyteti për ditë me radhë në shenjë proteste, kurse Tirana as e vuri ujin në zjarr për rrahjen vulgare publike të dy qytetarëve të ndershëm. Edhe sot, në vend që të pushtonin Kuvendin, pritën orën 6 se çfarë do thoshte ky Enveri i dhjerokracisë shqiptare. Si përfundim, bëri edhe ky atë që bënte Enveri, i foli popullit, u distancua edhe ky nga ish zëvendësi i tij. Vrau sa deshi Mehmet Shehu me urdhër të Enverit, në fund Mehmeti e hëngri, jo Enveri. Madje Emverit i bën edhe këngë, rrofsh Enver që na mbron se Mehmeti desh na theri. U distancua dhe ky, nuk dinte gjë që, ishzëvendësi i tij nga viti 2005, viti kur kishte vetëm një apartament me pune vullnetare të prindërve të tij, deri më sot, viti 2023, u bë me plot 5 vila, një apartament në bllokun magjik të Tiranës. Biles merrte sa i donte bytha rryshfete, madje futi konceptin kancer të Inceneratorëve të cilët Enveri shkoi edhe vet e i inaguroi. Po që të vidhte, nuk e besonte Enveri. Nuk e besonte se e kishte pasur hasmin brenda. Dhe ju sigurisht që e besoni, ka bërë efektin e duhur telenovelat turke. Mbajeni mend se deri në fund të vitit do dalin akoma armiq të partisë, por ai nuk di gjë. Të gjithë do ikin, të gjithë, sikur edhe një të ngeli ky e ka emrin Enver Rama, vetëm ky nuk vjedh, vetëm ky nuk vret. Dhe ju mos dilni rrugëve, mos e hiqni nga pushteti, votojeni. Se e meritoni, njësoj si Enverin.