Dr. Vlora Obertinca: Poezia e fundit për dashurinë e ikur…
“Ana, pas shumë përpjekjesh për të vazhduar komunikimin me Edvinin, u zgjua një mëngjes e rraskapitur nga terrori psikik i kësaj pune dhe me zemër të thyer vendosi ta fshinte Edvinin nga jeta e saj dhe të përpiqej t’i kthehej jetës normale. I kishte shkruar poezinë e fundit, me ndjenjën e lamtumirës në prapavijë.
Cezarit tim
Kleopatra del në mexhlis dhe të gjithë e përqafojnë.
Sa bukur dukesh lartmadhëria jonë!
Të gjithë i rrinë afër se hija e saj rrezon,
përveç Cezarit që rri anash dhe me zili e shikon.
Kishe mundësi të jesh e imja, por të lashë të shkosh
se lavdia dhe krenaria shumë më kanë joshur.
Tani që s’të kam më, mendoj pse të lashë të shkosh.
Buzët e tua tjetrit t’ia dorëzosh.
S’mund të kuptoj, pse ike kaq lehtë,
kur të gjeta një herë, mendova se do rrish përjetë.
Kështu e ka jeta, i dashuri im.
Dashuritë e mëdha përfundojnë në amshim!
Kështu Ana e kuptoi mesazhin tim se ajo duhet të ndryshonte qasjen e saj dhe duhet të transformonte vetveten e saj. Ajo e dorëzoi dashurinë e jetës në Univers, sepse nuk mund të bënte zgjedhje para kohës hyjnore që ishte e shkruar të ndodhnin gjërat. Ajo iu kthye ngadalë punëve dhe jetës së saj të përditshme në Monako, duke mos e lënë anash shkrimin, që e kishte pasion të trashëguar nga e ëma e saj”.
Fragment nga libri “Vera e shpirtit” të Dr. Vlora Obertincës.