Dr. Vlora Obertinca: Lajmet e mira në shpirtin njerëzor
“Njeriu është në gjendje të jap vetëm atë energji që ka brenda vetes dhe po e njejta energji mund t’i kthehet nga të tjerët si kundër përgjigje”, Dr. Vlora Obertinca.
Nëse ne jemi të lumtur brenda vetes sonë, ajo energji lumturie përcillet jashtë nesh teksa bisedojmë me të tjerët. Nuk ka mundësi që njeriu plot energji pozitive të zgjedh mënyrën negative të mendimit apo të komunikimit, sepse s’ka ku ta merr atë energji negative. Thënë thjeshtë frekuencat energjetike nuk korrespondojnë me njëra-tjetrën, andaj edhe refuzohen si të tilla.
Shpeshherë njerëzit e mbushur plot mllef thonë “po ku ta gjejmë atë energji pozitive kur, sa i hapim sytë në mëngjes dëgjojmë lajme të këqija nga mediat dhe portalet”?!
Të dashurit e mi, kur zgjoheni në mëngjes ndërrojeni kanalin dhe shikoni emisione të hareshme që në fillim të ditës dhe shmangni lajmeve negative sepse energjia tërheq energjinë, qoftë pozitive apo negative. Duke qenë në energji pozitive edhe lajmi negativ pranohet mē me qetësi.
Andaj them, ruajeni veten aq sa mundeni dhe zgjedhni informatat pozitive për të filluar ditën sepse ashtu si e filloni ashtu edhe e mbaroni ditën.