Albspirit

Media/News/Publishing

Praktika e Vrasjes së Foshnjave nga Lashtësia deri në Shekullin 20-të

NGA NDREK GJINI

Vrasja e foshnjave është vrasja e qëllimshme e fëmijëve të porsalindur. Vrasja e foshnjave ka qënë një praktikë e përhapur gjatë gjithë historisë njerëzore që përdorej kryesisht për asgjësimin e fëmijëve të padëshiruar, kryesisht të fëmijëve të përsalindur.

Qëllimi kryesor ishte parandalimi i shpenzimeve për fëmijët që lindnin me dëfekte ose me aftësi të kufizuara. Foshnjat e padëshiruara zakonisht braktiseshin në pyll për të vdekur më pas; por në disa shoqëri ata vriteshin nga vetë nënat e tyre.

Vrasja e foshnjave tani është e paligjshme, por në disa vende praktika tolerohet ose ndalimi nuk zbatohet rreptësisht.

Shumica e shoqërive njerëzore të Epokës së Gurit praktikonin në mënyrë rutinë vrasjen e foshnjave. Numri i fëmijëve të vrarë në epokat e Mesolitit dhe Neolitit variojnë nga 15 në 50 përqind.

Vrasja e foshnjave vazhdoi të ishte e zakonshme edhe në shumicën e shoqërive pas fillimit të epokës së qytetërimeve, duke përfshirë Greqinë e lashtë, Romën e lashtë, Fenikasit, Kinën e lashtë, Japoninë e lashtë, Australinë Aboriginale, Amerikanët Indigjenë dhe popullsinë e Alaskës.

Vrasja e foshnjave në Evropë

Vrasja e foshnjave u bë e ndaluar në Evropë dhe Lindjen e Afërt gjatë mijëvjeçarit të parë. Krishterimi e ndaloi vrasjen e foshnjave që në kohët e tij më të hershme, gjë që bëri që Kostandini i Madh dhe Valentiniani I të ndalonin vrasjen e foshnjave në të gjithë Perandorinë Romake në shekullin e 4-të. Megjithatë, vrasja e fëmijëve nuk ishte e papranueshme në disa luftëra dhe vrasja e foshnjave në Evropë arriti kulmin e saj gjatë Luftës së Dytë Botërore (1939-45), gjatë Holokaustit.

Praktika pushoi në Arabi në shekullin e VII pas themelimit të Islamit, pasi Kurani e ndalon vrasjen e foshnjave. Vrasja e foshnjave të gjinisë mashkullore ishte bërë e ndaluar në Kinë nga dinastia Ming (1368-1644). Por vrasja e foshnjave femra u bë gjë normale në Kinë gjatë epokës së politikës ku familjet ishin të lejuar të kishin vetëm një fëmij (1979-2015). Gjatë periudhës së sundimit nga Anglia në Indinë Lindore u përpoqën të eliminonin vrasjen e foshnjave, por kjo gjë ishte vetëm pjesërisht e suksesshme, pasi vrasja e foshnjave femra në disa pjesë të Indisë ende vazhdon. Vrasja e foshnjave tani është shumë e rrallë në vendet e industrializuara, por mund të vazhdojë fshehurazi në disa vende të pa zhvilluara.

Studiuesit e kësaj fushe kanë zbuluar se në të shumtën e rasteve janë nënat ato që kryenin vrasjen e foshnjave të tyre. Në shumicën e rasteve vrasjet bëhen në 24 orët e para të jetës së fëmijës. Ato i kryenin nënat në shumicën e rasteve. Rastet kur ato kryheshin nga baballarët ishin shumë të rralla.

Historia e lashtë dhe legjendat

Praktika e vrasjes së foshnjave ka marrë shumë forma të tjera me kalimin e kohës. Si për shembull sakrifikimi i fëmijëve për ngritjen e urave, kështjellave etj, ose si sacrificë ndaj forcave të mbi-natyrshme, si ajo që besohet se është praktikuar në Kartagjenën e lashtë, apo murosja e një fëmije si në rastin e Kalasë së Rozafës në Shkodër, e shumë raste të tjera. Këto janë vetëm disa shembuj famëkeq në histori.

Një metodë e shpeshtë e vrasjes së foshnjave në Evropën dhe Azinë e lashtë ishte thjesht braktisja e foshnjës në pyll, duke e lënë atë të vdiste e braktisur (d.m.th., nga hipotermia, uria, etja ose sulmi i kafshëve).

Në një ishull në Oqeani, është vërtetuar se vrasja e foshnjave është kryer deri në shekullin e 20-të, ku është faktuar se vetë prindërit kanë mbytur foshnjën e tyre. Ndërsa në Meso-Amerikën parakolumbiane dhe në Perandorinë Inka këto vrasje ndhodh ende që kryhen me qëllim flijimi.

Paleoliti dhe Neoliti

Popujt në kohën e Poleotit dhe Neolitit e kryenin në mënyrë krejt të zakonshme dhe rutinë vrasjen e foshnjave për të kontrolluar rritjen e pupullsisë, në mënyrë që tokat e tyre të ishin të bollshme për ushimin e tyre. Joseph Birdsell besonte se normat e vrasjeve të fëmijëve në kohët parahistorike ishin midis 15% dhe deri në 50% të numrit të përgjithshëm të lindjeve, ndërsa Laila Ëilliamson flet për  një normë më të ulët që varionte nga 15% në 20%.

Kontrolli mbi rrithjen e popullsisë

Marvin Harris vlerëson se në shoqërinë Paleolitike vriteshin 23-50% e fëmijëve të porsalindur. Ai argumenton se qëllimi ishte kontrolli mbi rritjen e popullsisë së asaj kohe. Ai gjithashtu thekson se vrasja e foshnjave femra ishte një formë e kontrollit mbi rritjen numrit të popullsisë. Kontrolli i popullsisë arrihej jo vetëm duke kufizuar numrin e foshnjave femra por  edhe përmes luftimeve mes burrave për këto femra që ishin të pakta në numër. Kjo çonte gjithashtu në një rënie të popullsisë. Për shembull, në ishullin Melanezian të Tikopias, vrasja e fëmijëve u përdor për të ndaluar rritjen e numrit të popullsisë. Kjo pasi tokat bujqësore ishin të pakta dhe me prodhimet e saj nuk mund të ushqehej një numër i lartë banorësh. Hulumtimi nga Marvin Harris dhe Ëilliam Divale e mbështet këtë argument, ai është cituar si një shembull i kontrollit mjedisor.

Please follow and like us: