Astrit Lulushi: Utnapishtim
Utnapishtym është një nga personazhet protagonistë të miteve të përmbytjeve të Lindjes së Afërt, duke përfshirë Atrahasin, Ziusudran dhe Noen biblik. Megjithëse çdo histori shfaq veçoritë e veta dalluese, shumë elementë janë të përbashkëta për të katër versionet.
Utna-pishtym është në mitologjinë e lashtë të Mesopotamisë, mijëra vjet përpara Noes. Ai u porosit nga perëndia Enki (Ea) të krijojë një anije gjigante që do të quhej Ruajtës i Jetës, gjatë një përmbytjeje që do të zhdukte gjithë jetën në Tokë.
Anija Mbrojtësi i Jetës ishte prej druri të fortë, që rrezet e diellit të mos depërtonin dhe me përmasa të barabarta në gjatësi, gjerësi dhe lartësi. Dizajni i anijes supozohet se ishte vizatuar nga Enki, dhe korniza e arkës, e cila u bë në pesë ditë, ishte 200 këmbë (61 metra) në gjatësi, gjerësi dhe lartësi, me një sipërfaqe prej një hektar. Pjesa e brendshme e arkës kishte shtatë kate, secili kat i ndarë në 9 seksione. Anija përfundoi plotësisht në ditën e shtatë. Hyrja në anije u mbyll pasi të gjithë kishin hipur në të.
Utna-pishtim gjithashtu kishte për detyrë të sillte gruan, familjen dhe të afërmit së bashku me mjeshtrit e fshatit të tij, kafshë dhe drithëra. Përmbytja e afërt do të zhdukte të gjithë kafshët dhe njerëzit që nuk ishin në anije. Pas dymbëdhjetë ditësh në ujë, Utnapishtim hapi kapakun e anijes dhe pa shpatet e malit Nisi, ku e pushoi anijen e tij për shtatë ditë. Ditën e shtatë, ai dërgoi një pëllumb për të parë nëse uji ishte pakësuar dhe pëllumbi nuk mund të gjente asgjë tjetër përveç ujit, kështu që u kthye. Pastaj dërgoi një dallëndyshe, dhe ashtu si më parë, ajo u kthye pa gjetur asgjë. Më në fund, Utnapishtim dërgoi një korb dhe korbi pa që ujërat ishin larguar, kështu u rrotullua, por nuk u kthye më në anije. Utnapishtim pastaj i la të lira të gjitha kafshët dhe u bëri një flijim perëndive.
Për shkak se kishte ruajtur farën e njeriut (pështymën, ADN-në) duke qëndruar besnik dhe duke u besuar perëndive të tij, Utnapishtimës dhe gruas së tij iu dha pavdekësia, si dhe një vend midis perëndive qiellore. Enki (Ea) pohoi gjithashtu se ai nuk i tregoi Utnapishtimës për përmbytjen, por përkundrazi i shfaqi atij vetëm një ëndërr.
Në poemë, i hidhëruar me vdekjen e mikut të tij Enkidu, heroi Gilgamesh nis një sërë udhëtimesh për të kërkuar paraardhësin e tij, Utnapishtimën i cili jetonte në grykëderdhjen e lumenjve dhe i është dhënë jeta e përjetshme.
Utnapishtim e këshilloi Gilgameshin të braktisë kërkimin për pavdekësinë, por i dha atij një këshillë për të sfiduar gjumin nëse dëshiron të marrë pavdekësinë. Gilgameshi dështoi në përpjekjen e tij për të sfiduar gjumin. Utnapishtim më pas i tregoi për një bimë që mund ta bëjë përsëri të ri. Gilgamesh e merr bimën nga fundi i detit Dilmun, por një gjarpër ia vjedh dhe Gilgameshi kthehet në shtëpi në qytetin Uruk, pasi braktisi shpresën për pavdekësi ose për t’u bërë përsëri i ri.
Please follow and like us: