Astrit Lulushi: I fundmi i Romakëve
Belisarius renditet ndër kandidatët e shquar për titullin “I fundit i Romakëve” me të cilin nënkuptohet individi i fundit që mishëron në mënyrë më të përsosur vlerat e Perandorisë Romake. Ai shërbeu si komandant i ushtrisë nën perandorin bizantin Justinian I, (ilir), i cili kurrë nuk e çmoi besinkërinë e gjenerait; marrëdhëniet mes tyre ishin jashtëzakonisht të vështira;
Flavius Belisarius (505-565 e.s.) lindi në Iliri nga prindër të varfër dhe u rrit për t’u bërë një nga gjeneralët më të mëdhenj, nëse jo më i madhi, i Perandorisë Lindore Romake.
Ai fillimisht u regjistrua në ushtri nën drejtimin e perandorit Justin në vitin 518 e.s. Pas vdekjes së perandorit, pasardhësi, Justiniani I, i dha Belisarit komandën e plotë të ushtrisë. Ai shtypi kryengritjen e Nikës në Kostandinopojë në vitin 532. Më pas komandoi forcat bizantine kundër persëve, vandalëve, gotëve dhe bullgarëve, duke i shërbyer perandorisë me fisnikëri dhe besnikëri deri në vdekjen e tij.
Belisari fiste gjuhën amtare (ilirisht), me latinishten si gjuhë të dytë. I rekrutuar në ushtrinë bizantine, që 13 vjeç, ai u tregua një ushtar i aftë dhe u la përshtypje eprorëve të tij, sepse u ngrit në gradë gjatë mbretërimit të Justinit dhe menjëherë pas kësaj komandoi truprojën personale, që quhej Bucelari, atyre që i kontrollonin ushqimin dhe i shërbenin bukën perandorit. Perandori Justin ishte aq i impresionuar nga i riu, saqë e bëri oficer dhe më pas e ngriti në komandë.
Kur Justini vdiq më 527, megjithë disfatat e Belisarius, Justiniani I e gradoi atë në komandën e forcave lindore kundër Perandorisë Sasanide (persiane) dhe ai korri fitore në Betejën e Darës në vitin 530. Angazhimi i radhës, megjithatë, Beteja e Callinicum në 531, nuk ishte aq e suksesshme. Belisarius u urdhërua të kthehej në Konstandinopojë me arsyetimin e paaftësisë, por u lirua nga të gjitha akuzat dhe rifilloi detyrat e tij.
Politikat e Justinianit – veçanërisht në lidhje me taksat dhe metodat e mbledhjes së taksave – ishin jashtëzakonisht të papëlqyeshme për popullsinë e Kostandinopojës dhe, në vitin 532, kjo situatë shpërtheu në të ashtuquajturat Trazirat e Nikës. Shkak i menjëhershëm i konfliktit u bë arrestimi dhe burgimi i dy sportistëve të dy skuadrave rivale sportive të garave me karroca. Një numër atletësh ishin arrestuar për vrasje pas një gare dhe shumica ishin ekzekutuar. Justiniani ndryshoi dënimet për dy të fundit nga ekzekutimi në burgim.
Por turmat në Hipodrom nuk ishin më të kënaqura për këtë masë dënimi dhe, gjatë garave të asaj dite, shpërthyen në një trazirë duke brohoritur “Nika!” (“fitore”) dhe sulmuan pallatin e Justinianit. Turma u mbështet nga senatorë të cilët ishin gjithashtu të lodhur nga politikat e Justinianit dhe favoret për prefektin të Gjon Kapadokia (Historiani i asaj kohe, Prokopi thotë se Gjoni ishte një zyrtar i korruptuar, përgjegjës për taksat).
Turma zgjodhi konsullin Hypatius si perandor të ri dhe ai nxiti revoltën më tej. Justiniani hoqi dorë privatisht pa luftë nga pushteti dhe do të ikte nga qyteti me përkrahësit, por u ndalua nga gruaja e tij Teodora, e cila e këshilloi se ikja mund t’i shpëtonte jetën por jo nderin apo dinjitetin.
Pas kësaj, Justiniani urdhëroi Belisarin të merrej me trazirat. Belisarius, me bucelarët, hyri në Hipodrom, shtypi rebelimin, duke vrarë rreth 30,000 qytetarë. Hypatius u kap dhe u ekzekutua.
Justiniani më pas dërgoi Belisarin kundër vandalëve në vitin 533 për të rimarrë provincat afrikane dhe për të çliruar të krishterët trinitarë (Nicene) nga tirania e vandalëve që praktikonin krishterimin arian.
Duke cituar veprën e Prokopit, historianët theksojnë se pushtimi i Afrikës ishte në të vërtetë ideja e Belisarit. Duket se qëllimi i vetëm fillestar i Justinianit ishte të rifitonte portet fitimprurëse të Tripolitanisë (Libisë). Meqenëse këto porte dhe tokat ngjitur nuk qeveriseshin më nga perandoria, ato nuk krijonin asnjë të ardhur për Justinianin, popullariteti i të cilit ishte në një nivel të ulët historik pas trazirave të Nikës dhe pengesave të tjera. Atij i duhej një fitore e madhe (dhe më shumë para) për të rivendosur prestigjin.
Në vitin 533., Belisarius u nis me rreth 40.000 ushtarë nga Kostandinopoja, në Durrës dhe zbarkoi në Siçili. Sipas historianit J. F. C. Fuller, vetëm në këtë pikë u vendos për një pushtim të plotë të Afrikës së Veriut nga Belisarius pasi mori informacione se mbreti vandal, Gelimer nuk e kishte idenë se po vinte.
Belisarius zbarkoi forcat e tij në Afrikën e Veriut dhe marshoi drejt Kartagjenës, kryeqyteti i mbretërisë vandale. Gjatë rrugës, ai mbajti disiplinë të rreptë midis trupave të tij, në mënyrë që asnjë nga popullsitë nëpër të cilat ushtarët kaluan nuk u dëmtua apo u bë padrejtësi. Sjellja e tij kalorësiake ndaj popullit të Afrikës së Veriut fitoi besimin e banorëve dhe ata i siguruan atij furnizime dhe informata. Gelimer, pasi mësoi se një forcë bizantine po zbriste në kryeqytetin e tij, nisi një plan me anë të të cilit ai do ta fuste armikun në kurth në luginën e Ad Decium dhe, në një sulm të befasishëm nga tre anë, do t’i shkatërronte forcat e Belisarit.
Plani i Gelimerit mbështetej në një sulm të koordinuar të udhëhequr nga ai, vëllai i tij Ammatus dhe nipi i tij Gibamund. Që plani të funksiononte, të gjithë duhej të lëviznin pikërisht në kohën e duhur. Siç vë në dukje Fuller, “për shkak se koha e saktë ishte parakushti i suksesit, në një epokë pa orë do të kishte qenë rastësi nëse tre kolonat do të angazhoheshin njëkohësisht”.
Ammatus goditi i pari përpara se Gelimer dhe Gibamund të ishin në pozicion dhe ai u vra ndërsa forcat e tij u shpërndanë. Gibamundi u sulmua pa pritur dhe u mund nga kalorësia bizantine. Në kohën kur arriti Gelimer, gjeti vetëm trupat e ushtrisë së tij të mundur dhe vëllain e tij të vdekur. Ai ishte aq i shqetësuar për vdekjen e Ammatusit, saqë ndaloi ushtrinë, për ta varrosur me ritet e duhura. Kjo i lejoi Belisarit të arrinte në Kartagjenë dhe ta merrte me lehtësi.
Gelimer marshoi në Kartagjenë, por u mund në Betejën e Trikameronit në dhjetor 533. Gelimer u largua nga fusha përballë sulmit bizantin, dhe trupat e tij ranë në panik dhe thyen radhët. Gelimer më vonë u kap dhe u kthye me zinxhirë në Kostandinopojë si pjesë e triumfit të Belisarius.
Në vitin 535 Belisarius u dërgua kundër ostrogotëve në Itali. Ai mori Sicilinë fillimisht në vitin 535 dhe më pas Napolin dhe Romën në vitin 536. Në vitin 540, Belisarius mori qytetin e Ravenës. Justiniani më pas u ofroi gotëve kushtet e tij, të cilat, sipas Belisarit, ishin tepër bujare. Gotët u përgjigjën se do të pajtoheshin me kushtet e dorëzimit nëse Belisarius miratonte traktatin. Por ky nuk pranoi. Një fraksion i fisnikërisë Ostrogot sugjeroi një rrugëdalje nga ky ngërç duke e bërë vetë Belisarin mbretin e tyre të ri. Belisarius bëri sikur pranoi propozimin e tyre, por, besnik ndaj Justinianit, shkoi për ta firmosur marrëveshjen në Ravena dhe më pas i arrestoi krerët e komplotit dhe mori të gjithë Perandorinë Ostrogote dhe të gjithë thesarin, në emër të perandorit Justinian.
“Një ushtar trim dhe i zoti, Belisarius ishte i talentuar, i guximshëm, dinak dhe fleksibël; megjithë trajtimin e dobët nga Justiniani, ai sillej gjithmonë me besnikëri”. (Harper Miitary Encyclopedia)
Edhe pse Belisarius nuk i kishte dhënë kurrë ndonjë arsye, perandori dyshonte për besnikërinë e tij. Belisarius ishte jashtëzakonisht i popullarizuar midis njerëzve të tij, si dhe midis atyre që pushtoi dhe kështu, në mendjen e Justinianit, nuk kishte asnjë arsye pse gjenerali i tij të mos ngrihej kundër. Ai mendoi se ishte më mirë ta mbante Belisarin pranë ku mund ta kontrollonte më mirë dhe kështu e tërhoqi Belisarin në Kostandinopojë dhe e zëvendësoi në Itali me zyrtarë bizantinë. Kjo rezultoi në gabim të rëndë pasi zyrtarët ishin të korruptuar dhe populli i Italisë, veçanërisht ostrogotët, vuanin nën administrimin e tyre.
Historiani Will Durant citon Prokopin në raportimin se si njerëzit e qytetit e konsideronin gjeneralin:
“Bizantinët kënaqeshin kur shikonin Belisarin teksa dilte nga shtëpia e tij çdo ditë…i ngjante një kortezhi të mbushur me njerëz, pasi ai gjithmonë shoqërohej nga një numër i madh vandalësh, gotësh dhe maurësh. Për më tepër, ai kishte një figurë të shkëlqyer, ishte i gjatë dhe jashtëzakonisht i pashëm. Por sjelljet e tij ishin aq të këndshme, saqë dukej si një njeri shumë i thjeshtë dhe pa reputacion”.
Belisarius jetoi një jetë relativisht të qetë në këtë kohë me gruan e tij Antonia, së cilës i ishte përkushtuar. Antonia e kishte ndjekur Belisarin në fushatat e tij dhe dukej se ishte një grua besnike, por, sipas Prokopit, ajo ishte në të vërtetë në shërbim të perandoreshës Theodora për të spiunuar Belisarin.
Duke vënë në dukje zgjuarsinë e gjeneralit, Prokopi thotë se një herë, Belisarius arriti në një takim me ambasadorët Persianë me një kontigjent të madh njerëzish të veshur sikur të ishin në një ekspeditë gjuetie. Përshtypja ishte se, nëse një grup i thjeshtë gjuetie numëronte kaq shumë, ushtria e Belisarit duhet të ishte shumë më e madhe se e persëve. Në vend që të sulmonin, Persianët u tërhoqën dhe Belisarius doli fitimtar.
Ndërsa ai luftonte me Persianët, situata në Itali ishte përkeqësuar. Zyrtarët bizantinë, të cilëve Justiniani ua kishte dhënë guvernatorin, i kishin keqpërdorur aq shumë pushtetet e tyre saqë një kryengritje gotike, e udhëhequr nga një ostrogot karizmatik, i quajtur Totila (emri i lindjes Baduila-Badua), e kishte futur rajonin në kaos. Totila u zgjodh si mbret Ostrogot dhe vazhdoi të dëbonte bizantinët dhe të pretendonte Italinë si mbretërinë e tij.
Belisarius u përgjigj me një letër të formuluar me kujdes, në të cilën shpjegonte se kërkesat e Totilës ishin të pamundura, pasi Italia i përkiste Perandorisë Bizantine dhe Justiniani nuk do ta dorëzonte lehtë. Belisarius theksoi reputacionin e Totilës si një gjeneral i nderuar dhe i mëshirshëm dhe paralajmëroi se, nëse do të vazhdonte me planin për të shkatërruar Romën dhe për të ekzekutuar robërit, emri i tij i mirë do të njollosej përgjithmonë. Roma ishte një qytet i famshëm, vuri në dukje Belisarius, dhe nëse Totila do ta linte të paprekur, ai do të kujtohej për të mirë; nëse do ta shkatërronte, do të mbahej mend përgjithmonë me përbuzje.
Totila ra dakord. Shumë historianë i referohet këtij vendimi si:
“gabimi i rëndësishëm i heqjes dorë nga Roma”.
Belisarius mori qytetin më pas, riparoi dhe forcoi muret në përpjekje për t’i mohuar Totilës një kthim të mundshëm.
Totila vazhdoi fushatat e tij të suksesshme, duke mposhtur edhe Belisariusin, ndërsa ushtria e tij u rrit – kryesisht me rekrutë nga forcat e mposhtura perandorake. Më pas, Totila dërgoi emisarë në Kostandinopojë për të negociuar një paqe, por lajmëtarëve të tij iu mohua një audiencë dhe më pas u arrestuan. Justiniani e tërhoqi Belisariun nga Italia dhe e zëvendësoi me gjeneralin Germanus, por ky vdiq para se të arrinte në Itali dhe u zëvendësua nga Narsesi, i cili do të mundte Totilën në Betejën e Taginae në vitin 552, duke e vrarë.
I kthyer në Konstandinopojë dhe megjithë trajtimin e dobët të tij nga Justiniani, Belisarius përsëri pranoi komandën e trupave dhe shtypi bullgarët kur ata u përpoqën të pushtonin Perandorinë Bizantine në vitin 559. Ai përsëri e zmbrapsi armikun përtej kufirit dhe siguroi kufijtë e perandorisë nga vërshimi sllavë. Edhe pas gjithë shërbimit të tij ndaj Justinianit, Belisarius u akuzua për korrupsion (në përgjithësi kuptohen sot si akuza të sajuara) dhe u burgos në vitin 562.
Megjithatë, Justiniani e fali dhe e ktheu në pozitën dhe nderin e mëparshëm në oborrin bizantin. Një mit u krijua më vonë rreth kësaj ngjarje, ku thuhet se Justiniani e verboi Belisarin dhe gjenerali i madh u bë lypës në rrugët e Kostandinopojës. Miti, megjithatë, nuk ka asnjë bazë, por shumë vepra arti, si piktura e Zhak-Louis Davidit, Belisarius, e kanë përshkruar atë si të vërtetë historike. Belisarius vdiq nga shkaqe natyrore në vitin 565, brenda vetëm pak javë nga vdekja e Justinianit, në pronën e tij jashtë Konstandinopojës. Will Durant shpreh mendimin e shumicës për reputacionin e Belisarius, duke shkruar:
“Asnjë gjeneral që nga Cezari nuk ka kaq shumë fitore me burime kaq të kufizuara njerëzish dhe fondesh; pak e kanë tejkaluar atë në strategji apo taktika, në popullaritet me njerëzit e tij dhe mëshirë ndaj armiqve të tij; Ndoshta meriton të theksohet se gjeneralët më të mëdhenj – Aleksandri, Cezari, Belisarius, Saladini, Napoleoni – e përdorën mëshirën si një motor të fuqishëm lufte”.
Ai mbahet mend si një nga komandantët ushtarakë më të mëdhenj në histori dhe, krahasohet me gjeneralët më të famshëm të të gjitha kohërave. Megjithatë, ndryshe nga shumë prej tyre, Belisarius vlerësonte përulësinë, duke u konsultuar rregullisht me stafin e tij përpara se të merrte vendime që do t’i preknin ata, dhe i përmbahej vazhdimisht kodit të tij të nderit, duke ruajtur integritetin në rrethana të vështira.