Korrupsioni kap majat, KE pezullon fondet për bujqësinë
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka konfirmuar bllokumin e fondeve për bujqësinë nga Komisioni Evropian. Në një përgjigje për mediat delegacioni i BE-së thekson se fondet e BE-së janë ndërprerë pas një hetimi për korrupsion në qeverinë shqiptare, në lidhje me zbatimin e programit IPARD II. Po ashtu theksohet se në momentin që do të përfundojë raporti përfundimtar nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit, KE-ja do të njoftoj për çdo masë të marrë në mënyrë që të mbrohyen interesat financiare të BE-së.
Përgjigja e Delegacionit të Bashkimit Evropian:
Ditën e sotme u raportua në media se Komisioni Europian ka njoftuar qeverinë shqiptare për pezullimin e granteve për bujqësinë nga programi IPARD, për shkak të korrupsionit dhe mos respektimit të procedurave ligjore nga AZHBR në shpërndarjen e tyre. Kjo u konfirmua më pas dhe nga vetë delegacioni i BE-së në Shqipëri.