Astrit Lulushi: Nën shembullin e Ilirëve
Në vitin 9 e.s., tre legjione romake u shtypën nga komandanti gjerman Arminius në Betejën e Pyllit Teutoburg. Kjo ngjarje është e njohur, por për taktitën ilire që u përdor pak flitet. Kishte pasur një kryengritje tjetër me të cilën Roma ishte përballur pak më parë, e cila zgjati nga viti 6 deri në 9, dhe ishte po aq intensive.
Ky rebelim ndodhi në Ballkanin Perëndimor (një zonë që përafërsisht korrespondon me pjesë të Kroacisë, Bosnjes,Serbisë dhe Shqipërisë së sotme), kur këto vende quheshin Iliri, që ishin nën sundimin e Romës.
Perandoria Romake u vu në provë brenda kufijtë e saj. Për tre vjet, pesëmbëdhjetë legjione luftuan në luginat e ngushta dhe shkrepat e mbuluara me pyje të maleve Dinarike në një luftë të pamëshirshme shkatërrimi kundër një armiku po aq të pamëshirshëm. Ata ishin bijë e nipër që mbanin mend skllavërim e prindërve dhe pushtimin. Ilirët e rebeluar ishin ushtarë në shërbim të perandorisë që panë të afërmit e tyre të mjerë në vendin e tyre.
Megjithatë ky konflikt është kryesisht i panjohur sot. Revolta e Madhe e dy Batove është luftë e harruar, ku historia dhe kultura e popullit misterioz ilir u përleshën me Romën në këtë rajon të paqëndrueshëm, me të ciin ushtria romake u përballë gjatë atyre tre viteve të tmerrshme në Ballkan.
Më pas, nën këtë shembull, u ndezën kryengritje të tjera në tokat e perandorisë, ku një shembull u bë gjeneral Arminius, i cili braktisi romakët për të luftuar për popullin e tij.
Please follow and like us: