Astrit Lulushi: Apokalipsi i Lashtë
Ekziston një teori se autoritetet që studiojnë parahistorinë, injorojnë ose mbulojnë themelet e vërteta të botës sot. Dhe pasojat mund të jenë katastrofike.
Graham Hancock, mbrojtësi i kësaj teorie, i kthehet përsëri zemërimit të tij për këtë gjendje të “arkeologjisë së zakonshme”, që nuk pranon teori të reja. Hancock, me një të kaluar gazetar, shtjellon variacione të mendimit se njerëzit kanë “amnezi” për të kaluarën.
Një shoqëri “e avancuar” që ekzistonte rreth 12,000 vjet më parë u shua kur klima ndryshoi në mënyrë drastike. Para se të shuhej plotësisht, ky qytetërim, Atlantis, dërgoi emisarë në skajet e botës, duke përhapur njohuri, duke përfshirë teknikat e ndërtimit që mund të gjenden në përdorim në shumë vende të lashta si Mesopotam, Egjipit, Indi, Amerikë etj. Kjo përhapje nxiti krijimin e mitologjive që janë çuditërisht të ngjashme në mbarë botën. Është e rëndësishme të mendohet për këtë histori, shton Hancock, sepse ne gjithashtu përballemi me kataklizëm të afërt.
Shkencëtarët nuk duan të besojnë asgjë nga këto dhe i shkurajojnë duke i quajtur në mënyrë të përmbledhur si “pseudoshkencë”, ndoshta sepse nuk u pëlqen të mendojnë për mitologjinë apo astronominë e lashtë, të cilat Hancock shpesh i përdor për të provuar pikat e tij. Ky ndryshim paradigm do të trondiste gjithashtu themelet e disiplinës së tyre. Hancock, thonë shkencëtarët, nuk e kupton se me sa padurim do t’i mbronin këto prova nëse do të ekzistonin vërtet. Siç shkruan arkeologu Carl Feagans,
“Çdo arkeolog do të gëzohej për të zbuluar ndonjë qytetërim të panjohur të Epokës së Akullnajave”.
Joe Rogan, i cili e ka pasur Hancock-un në podkastin e tij disa herë, i lavdëron mënyrat e të menduarit të lirë të Hancock-ut. Por Michael Shermer, i revistës ‘Skeptic’, debatoi në podcastin e Rogan në 2017:
“Nëse ky qytetërim ekzistonte, ku janë grumbujt e tyre të plehrave, ku janë shtëpitë e tyre, ku janë veglat e tyre metalike, ku janë gurët e tyre”?
Por ekzistojnë monumentet mrekulli të tyre. Autorët e arkeologjisë alternative që nga shekulli i 19-të, kur u themelua Shoqëria Teozofike, vazhdojnë dhe Hancock nxjerr nga ajo letërsi e 100 viteve më parë ose më shumë librin i tij ‘Fingerprints of the Gods’.
Zbulimet e fundit, si në Gobekli Teple, tregojnë se Hancock ka të drejtë dhe vetëm kokëfortësia e shkencês zyrtare e mban peng ndryshimin e histotisë së lashtësisë.
Aksionet më të mëdha tani në Shtetet e Bashkuara janë se çfarë do të ndodhë me arkeologjinë akademike nëse administratorët e universitetit, studentët dhe të diplomuarit fillojnë të kërkojnë që departamentet e antropologjisë dhe arkeologjisë në universitet të mbështesin këtë linjë të të menduarit.