Shefqet Meko: SKËNDER SINA, SFIDA E GAZETARËVE TË BUJQËSISË SHQIPTARE
-Për gati një çerekshekulli Skënder Sina ishte zë i bujqësisë shqiptare në Radio-Tirana, duke realizuar 10743 intervista,emisione e shkrime të ndryshme.Pas “u përzye” nga gazetaria, përsëri me bujqësinë-
Kur 10 ditë më parë, prisja të takohesha me ish-kolegë të gazetarisë bujqësore tek Ferma-Uka në Laprakë, njeriu që mendoja se mbase nuk mund të vinte ishte Skënder Sina. Ndodhi e kundërta. Ai e konfirmoi i pari pjesëmarrjen.Ashtu bëri Gjon Fierza,Zef Gjeta, Mark Preçi, Marash Mirashi, Agim Pipa, Jani Gusha, Bashkim Koçi, Sokrat Jani, Enver Isufi etj. Në fakt, ndryshe nga iluzionet e mia, Skënder Sina erdhi i pari. Disa sollën arsye për mospjesëmarrje, në momentet e fundit, por ai që nuk mungoi ishte Skënder Sina, ndërkohë që vetë kryetari i shoqatës injoroi këtë ftesë jo si çdo ftesë.
U befasova! Kisha gabuar në parashikimet e mia. Skënder Sina- zëri ikonik i gazetarisë dhe informimit bujqësor në Radio Tirana, erdhi korrekt si askush tjetër. Ngela pa fjalë! E përqafova fort gazetarin Sina, që 40 vjet më parë do më besonte mikrofonin e Radio-Tiranës për emisionin “Për ju pynonjës të bujqësisë” të cilin e realizova për disa muaj si “punë të dytë”. Ardhja e Sinës, më gëzoi. Ishte një takim malli dhe respekti, që bartëte mbi të gjitha njerëzoren dhe profesionalizmin e “stazhionuar”.
Skënder Sina ishte i kthjellët, i freskët dhe “mendjen pikë”. Përballë dy ish-ministrave të bujqësisë , ai do qëndronte si dikur “me mikrofon në dorë” gati për pyetjen e radhës. Në bisëdën në tavolinë, ai do kujtonte se tashmë bujqësia ishte “dora e fundit” e te gjithëve. Ai kishte “inventarizuar” intervistat dhe emisionet radiofonike duke na thënë se kishte realizuar 10,742 intervista, emisione dhe shkrime. Jo pak për gati njëçerekshekulli punës të një gazetari. Në takim tek Ferma “Uka”, ai u bë vëmendje e tavolinës për ide, sugjerime dhe njohjen reale të informacionit dhe gazetarisë bujqësore. Skënder Sina vinte në këtë takim gazetarësh si shembull dhe model i një gazetarie në “kohë tjetër”, por po aq i preokupuar saqë dukej sikur po pergatiste emisionin e radhës “Për ju punonjës të bujqësisë”.
Skënder Sina erdhi në takimin që organizova në mënyrën më të mirë të mundshme. Si tiranas i lashtë, si njeri, si gazetar dhe intelektual që njeh më mirë se kush tjetër bujqësinë, Skënderi u bë zë i veçantë në tavolinë. E dëgjuan të gjithë dhe po aq gjithkush nderoi sakrificën e tij, që edhe duhej të vinte me shoqërues për arsye shëndetësore. Ai nuk mungoi. Ai sfidoi gazetarët e bujqësisë që injoruan ose i bënë “bisht” këtij takimi, që edhe pa ta, ja arriti qëllimit. Aty ishin përballë Skënder Sinës, gazetarët Marash Mirashi, Etleva Xhajanka, Sokrat Jani, Preng Pepa etj.
Për fat të keq në këtë takim nuk erdhën të gjithë gazetarët që priteshin, sepse kryetari mendjembyllur i shoqatës, si mistrec me “ideologji malesh”, në të njëjtën ditë, në të njëjtën orë, organizonte në Prishtinë një ceremoni fantazmë. Kam qeshur me këtë karshillëk të një shkarravitsi në pension, që për 12 vjet nuk organizon zgjedhje të lira në shoqatë, duke rrezikuar përjashtimin e saj nga Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve të Bujqësisë.
Ish-gazetari i Radio-Tiranës, Skënder Sina nuk mungoi në një takim gazetarësh që e organizonte një koleg i ardhur nga Amerika, përmes fondacionit privat “Instituti Shqiptaro-Amerikan i Mardhënieve dhe Kontributeve”. Ardhja e Skënderit ishte sfidë e hapur ndaj çdo mendjendryshkuri që edhe pse 30 vjet “pa Byronë Politike”, nuk ka kuptuar asgjë nga thelbi i lirisë individuale e profesionale në demokraci.
Unë u çmalla me Skënder Sinën e miqtë e tjerë që nuk munguan në takimin tonë tek Ferma -Uka. Ai le të bredhë nëpër noterë duke mbledhur “firma të noterizuara” për të mbajtur kariken e kryetarit, si dikur Shoku Enver në “Konferencën e Tiranës”. Është edhe për të qeshur, edhe për të qarë, pasi detyra e kryetarit ( që po e vdes shoqatën), nuk mbahet me firma e vula noterësh, por me zgjedhje të lira me votë.
Minneapolis, 23 Korrik 2023.
Please follow and like us: