Albspirit

Media/News/Publishing

Koncertet mediokre në Tiranë që shtojnë katet e vilave të organizatorëve

Ingrid Mukeli Tendler

Suksesi i projekteve artistike të Glanz-Ing Tendler Performances, në shërbim të diplomacisë kulturore dhe shtetit shqiptar, me artistët më të njohur shqiptarë e  botërorë, ku të ngjitur sëbashku në një skenë të përbashkët, në moton “Arti është politika më e mirë”,  do të ofronin për publikun artdashës të dy vendeve/Konzerthaus, Musikverein, Pallati i Kongreseve, i papërsëritshëm, një performancë mbresëlënëse, që do të konsiderohej nga personalitete e njohës të artit në Austri e Shqipëri, si arritje e nivelit më të lartë!

Sqaroj këtu, që në të gjithë koncertet, Tendler’s kanë qenë sponsori kryesor, duke kontribuar me shuma të konsiderueshme, PRIVATISHT.

Konkluzioni: Këto veprimtari të sukseshme artistike, do të riciklonin vetëm duartrokitje e reputacion, ndërkohë që çuditërisht, kolegët në Tiranë, autorë të projekteve të diskutueshme nga ana artistike, shtojnë papushim katet e vilave të tyre…

Çfarë formule “magjike” thoni ju, fshihet pas suksesit financiar të projekteve lokale mediokre të kolegëve të Tiranës, që arrijnë në këtë grumbullim marramendës të fondeve, duke i kthyer ata në persona të fuqishëm nga ana financiare?!

Çfarë atraksioni gjejnë sponsorët tek ta, që pa hezitim hapin qeset e i mbështesin pa u kursyer?!

Dhe së fundi: a ia vlen vërtet vetëm suksesi artistik e duartrokitjet, për të vazhduar këtë kontribut idealist, në shërbim të vendit tënd, kur nuk merr asgjë mbrapsht, qoftë dhe një copë letër falenderimi…?!

13 korrik 2023.

https://www.facebook.com/ingrid.mukeli/videos/1031155177798364

Please follow and like us: