Muzikali “Mamma mia”, për herë të parë në Tiranë
Muzikali “Mamma Mia”, komedia muzikore e cila është bazuar në këngët më të njohura të grupit muzikor ABBA, me të cilat janë dashuruar breza të shumtë ndër vite, do të vijë për herë të parë në Amfiteatrin e Liqenit të Tiranës. Kjo shfaqje artistike vjen me libret të përshtatur në shqip dhe me këngët origjinale në anglisht.
Teatri muzikor “live” do të vijë për dy netë resht, sot dhe nesër. Grupi i aktorëve përbëhet nga emra të njohur si Elia Zaharia, Amos Zaharia, Gerta Mahmutaj, Donald Shehu, Ina Morinaj, Rea Nuhu, Endri Kaçaçi, Igli Zarka etj.
Kjo shfaqje artistike ndërtohet mbi 3 disiplina të artit: kërcimin, këndimin dhe aktrimin. Komedia muzikore “Mamma Mia” vjen me regji të Altin Bashës, skenografi të Iliriana Bashës si dhe vocal coach nga Linda Kazani./atsh