Ambra Hysa: Të dashurosh, një akt shpirtëror i shenjtë
Dashuria është ndoshta ndjenja më e fuqishme dhe e mahnitshme që ne njohim si njerëz. Është një emocion i çuditshëm që na shtrëngon zemrën dhe na bën të ndihemi të gjallë dhe të plotë. Një udhëtim në një botë të re, plot me emocione, ndjesi dhe ngjarje të pazakonta. Kur dashurohemi, ndjenjat tona ikin përtej kohës dhe hapësirës dhe jemi në gjendje të shijojmë çdo moment të kësaj epopeje të ndjesive.
Dashuria është si një lule e rrallë që rritet në kopshte të fshehura të shpirtit tonë. Ajo përhap ngrohtësi në zemrën tonë të ftohtë, dhe me një prekje të butë, bën të shuhet era e vetmisë. Një ndjenjë e pakapërcyeshme që na bën të ndihemi të lidhur me të gjithë botën dhe të gjithë krijesat e saj.
Një shpirt i dashuruar shkëlqen me një dritë të veçantë, e cila mrekullon ata që e rrethojnë. Kur dashurohemi, koha duket se ndalet dhe një pjesë e veçantë e universit qëndron vetëm për ne.
Dashuria nuk njeh kufij, ajo nuk njeh dallime racore, kulturore ose gjuhësore; dashuria është e pandalshme dhe e çliruar nga çdo paragjykim.
Në dashuri, ne gjejmë një partner që na kupton, na pranon ashtu si jemi, dhe na inkurajon të rritemi dhe të ndryshojmë për të mirën tonë. Një partner i vërtetë do të jetë mbështetja jonë më e madhe, do të na japë këmbënguljen kur humbasim rrugën, dhe do të na japë shpirtin për të ndjekur ëndrrat tona.
Dhe kur dua të shkruaj për dashurinë, me gjithë pasionin tim, mendoj për përkthyesin e saj më të bukur: poezinë. Poezia është shpesh mjeti i zgjedhur për të shprehur ndjenjat më të thella, sepse fjalët e poezisë flasin shpirtin tonë, jo vetëm mendjen. Në poezi, zemra është lirë të fluturojë, të shpërthejë dhe të dashurohet pa frikë nga e ardhmja.
Të dashurojmë është një akt shpirtëror i shenjtë, një ndjenjë e cila na bën njerëz më të mirë dhe më të plotë. Le të ruajmë dashurinë, ta mbajmë zjarrin e saj gjallë dhe të ushqejmë bukurinë e saj në çdo ditë që kalojmë. Dashuria është një këngë e bukur, dhe ne jemi dëshmitarët e saj të mrekullueshëm.
I kam shkruar dashurisë, në të gjitha format e saj. Dashurisë klasike, asaj që të sundon të gjithë qënien, të vishet në shikim dhe në çdo centimtër të lëkurës…dashurisë së kohëve të shkuara, asaj që nuk vjetërohet, nuk del asnjëherë nga moda. Se dashuria, është boshti ku unë e mbështes të gjithë jetën…është entuziazmi që më shoqëron dhe burimi i energjisë.
Dashuria, ajo mrekulli e panjohur që lëkund jetën tonë, e zgjon mendjen dhe na drejton në botë të pandalshme. Le të shkruajmë gjithmonë për këtë përjetësi frymëzuese, balada klasike të kohëve moderne.
Gruaja që dashuron është një fllad i bukurisë, me sytë që ndriçojnë si yje në errësirën e natës, dhe buzët që harmonizojnë një buzëqeshje të ëmbël, e cila vizaton në zemër një simfoni të paharrueshme.
Dikur, dashuria kishte një mister të veçantë, ishte një ndjenjë e papërshkrueshme që kaplonte zemrën, tërhiqte me të gjitha forcat e veta, dhe nuk jepte hapësirë për asnjë mendim tjetër përveç asaj që quhej “ai” ose “ajo”. Dikur, dashuria ishte një rrugëtim romantik dhe çlirimtar, një histori e paharruar në faqet e kujtesës sonë.
Një pjesë e madhe e dashurisë dikur ndërlidhej me letërsinë dhe artin. Letrat shkruheshin në mënyrë të dhimbshme, këngët visheshin me melodi të bukura, dhe poezia rrëmbehej nga emocionet që kishte përjetuar zemra. Dikur, njerëzit duhet të prisnin në padurim për një letër të dashurie, një bisedë romantike ose një takim të përzemërt. Por kjo pritje gjithmonë kishte një kënaqësi të veçantë, një ankth të ëmbël që shtonte dozën e sharmit dhe ëndërrimit.
Sot, dashuria ka ndryshuar. Ndryshimet e teknologjisë dhe mënyrat e reja të komunikimit kanë bërë që lidhjet të formohen më shpejt, por edhe të shfaqen më lehtë tensione dhe shpërthime. Lidhjet e dashurisë sot zhvillohen shpesh nëpërmjet mesazheve në rrjetet sociale. Prania virtuale mund të sjellë një ndjenjë të lidhjes, por ndjesitë e vërteta, për të cilat dikur provohej vuajtja e gjatë dhe çlirimi romantik, ndonjëherë humbasin intensitetin e tyre.
Dikur, dashuria kërkonte përkushtim dhe durim për të kapërcyer pengesat e saj.
Por si dikur edhe sot, dashuria mbetet një forcë e fuqishme që ka fuqinë të ndryshojë jetët tona. Edhe pse ajo ka përjetuar ndryshime dhe evolim, ndjenjat e saj thelbësore janë të pandryshueshme. Ajo mbetet një nga forcat më të mëdha që shpërndan lumturinë dhe përmbushjen shpirtërore.
Kush dashuron, jeton i lumtur… se dashuria edhe dhimbjen e ka të ëmbël.
Please follow and like us: