Astrit Lulushi: Mosha e Universit
Zbulimet e teleskopit James Webb (JWST) tregojnë se shumë galaktika në univers evoluan 325 milionë vjet pas Big Beng-ut. Kjo ka shtyrë një kozmolog drejt një teorie të re radikale: universi është shumë më i vjetër se sa mendojmë. Big Beng ndodhi 13.8 miliardë vjet më parë. Por profesori i Universitetit të Otavës, R Gupta, ka llogaritur se është 26.7 miliardë vjet – gati dy herë më i vjetër se modeli aktual i pranuar.
Ekspertët paralajmërojnë kujdes. Pretendimet e jashtëzakonshme kërkojnë prova të jashtëzakonshme – thone ata. Një ndryshim i moshës së universit, do të përmbyste gjithçka që dihet për botën dhe panetin Tokë.
Të hamendësosh moshën e gjërave është e vështirë. Unazat e pemëve mund t’ju tregojnë moshën e pemëve. Analiza e radioizotopeve mund të japë një pamje relativisht të saktë se sa të vjetër janë fosilet ose shkëmbinjyë në Tokë. Por përcaktimi i moshës së universit është një çështje krejtësisht tjetër.
Vlerësimet më të mira për moshën e universit bazohen në vëzhgimet e rrezatimit kozmik dhe matjet e zgjerimit të universit përmes Ligjit Hubble, Astronomi Edwin Hubble në vitet 1920, duke matur distancat dhe shpejtësitë e galaktikave ndihmoi në përcaktimin e shkallës së zgjerimit të universit. Duke llogaritut këtë zgjerim, shkencëtarët mund të vlerësojnë kohën e Big Bengut.
Modeli i ri i Gupta-s, i përshkruar në një punim të botuar në Njoftimet Mujore të Shoqërisë Mbretërore Astronomike ka një qasje krejtësisht të ndryshme. Ai mati moshën e yjeve dhe u çudit kur vuri re se disa prej tyre ishin formuar miiarda vite para shpëtthimit të madh që krijoi universin.
Ekspertët nuk besojnë se teoria e Gupta-s do të shkaktojë ndonjë ndryshim paradigmë në astronomi së shpejti. Ndërsa teoria e re ka marrë shumë vëmendje në media,
Please follow and like us: