Ndërron jetë në moshën 56-vjeçare këngëtarja e njohur Sinead O’Connor
Këngëtarja e njohur Sinead O’Connor ka ndërruar jetë këtë të mërkurë, 26 korrik, në moshën. Ajo dha frymën e fundit pas shumë vitesh betejash e problemesh me shëndetin mendor.
Këngëtarja irlandeze u bë një yll i njohur në të gjithë botën në vitin 1990 nga kopertina e saj emocionuese e “Prince’s Nothing Compares 2 U”.
Sipas Daily Mail, vdekja e saj vjen një vit pasi djali i saj, Shane vetëm 17 vjeç, vrau veten në janar të vitit 2022 pasi u arratis nga spitali. Adoleshenti ndodhej nën vëzhgim për shkak të një tentative të mëparshme për vetëvrasje.
Please follow and like us: