Albspirit

Media/News/Publishing

Cikël poetik nga Arqile Garo

 

KUR VË…

 

Kur vë femra në drejtim,

kur vë gruan që mjel delet,

kur vë zonja pa dallim.

Kur vë shteti, vetë themelet.

Kur vë? Mbetet atje, ngelet!

 

Kur vë Mira firmë në letër,

kur vë Zana vulë në fund,

kur vë Yllka lëndë, patjetër.

Kur vë Tonja minifund.

Kur vë? Mbeti, e më s’ e tund!

 

Kur vë biondja sokëllimën,

kur vë brunia buzëkuqe,

kur vë shefja ulërimën,

kur vë tjetra racë me huqe.

Kur vë? Me këpucë të kuqe!

 

Kur vë vetë kryeministri,

kur vë ti, kur vë dhe unë,

kur vë Majën tek kapistri,

kur vë Lika miq në punë,

Kur vë? Ike! Ti haç munë!

 

Kur vë sojin, farefisin,

kur vë motrën, a një prind,

kur vë një, që luan Sisin,

kur vë një, që thotë: – jam xhind.

Kur vë? S’ bëhesh dot, por lind!

 

Kur vë? Rri, a skuq patate.

Kur vë? Rri, a bëj sehir.

Kur vë? Rri, mos mbaj inate.

Kur vë? Rri, në errësirë.

Kur vë? Rri! Ah, ç’ta bën mirë!

 

Janninë, gusht 2021.

Shënim i autorit: Për të shmangur çdo keqkuptim “kur vë”, këtu, përdoret në kuptimin “kur emëron, kur vë dike në një post, në një vend pune”.

 

GJYSHE DHE MBESË

 

 

Shtatëmbëdhjetë vjeçare gjyshja doli malit partizane,

pak a shumë në këtë moshë mbesa bëhet kurtizane.

Gjyshja për lirinë luftonte me pushkë edhe mitraloz,

por dhe mbesa nisi punën në resortin më luksoz.

 

Trimërisht gjyshja përleshej me ballistë edhe gjermanë,

por dhe mbesa s’mbetet mbrapa, rrobat zhvesh dhe bën hatanë.

Gjyshja flinte në rrëpira, herë pa ujë e herë pa bukë,

mbesa rron si zonjë e madhe, u bë mjeshtre në “çibuk”.

 

Gjyshen porsi luaneshën e rreh topi dhe mortaja.

Ka dhe mbesa një palë cica që të ftojnë: – Qofte ke daja!

Netëve të luftës gjyshja në kasolle dhe baranga!

Mbesa bredh nëpër markete për të zgjedhur një palë tanga.

 

Zbriti gjyshja fitimtare me flamurin e lirisë,

po dhe mbesa ndër bordello i thur himne kurvërisë.

Sepse gjyshja pas çlirimit u nis vajti vullnetare,

kurse mbesa mori famën: – specialiste në pazare. –

 

Gjyshe e shkretë punoi ndër vite arat në kooperativë,

pa dhe niset mbesa e blen, një thes me prezervativë.

Konkluzion: gjyshja nga puna merr pension dyqind mijë lekë.

Kaq harxhon mbesa në ditë, për sutjenë edhe për brekë.

 

Ndën të nxehtit e beharit shtrihej gjyshja ndënë vidh,

Mbesa del në bllok dhe shkrihet: – Hej, or mik! Don me u lidh?

Gjyshja nuk kish shans që të ikte pa realizuar normën.

Mbesa në palestër shkon. Thjesht se duhet të mbajë formën!

 

Kur nis gjyshja histori të tregojë nga epopeja

shtrembëron suranë e bukur dhe s’e çan kokën e reja.

Erdhi ora e klientit. – Ku ka kohë ajo për llafe.

– Ika gjyshe se kam punë! – Nuk ngrihesh të na bësh kafe?

 

Natën, gjyshja ëndërron vitet e rinisë së malit,

dëborën me suferinë, ujin në gjurmët e kalit.

Fillon numëron medaljet, plaka, me një këmbë në varr.

Ndërsa mbesa po zgërdhihet. E qarkuar nga kurvarë…

 

Korrik 2021.

 

KUR VAR?!

 

Kur var leshrat tatëpjetë,

kur var rrobat në një tel,

kur var teshat në sepet.

Kur var? Ngel!

 

Kur var veshët nga mërzia,

kur var mishin në çengel,

kur var hundën nga rakia.

Kur var? Ngel!

 

Kur var këmbët tek samari,

kur var lafshën porsi gjel,

kur var kokën si gomari.

Kur var? Ngel!

 

Kur var trutë se të vjen gjumë,

kur var synë se dita çel,

kur var grepin përmbi lumë.

Kur var? Ngel!

 

Kur var hejbet mbi një degë

kur var thikën përmbi bel,

kur var thëngjillin që djeg.

Kur var? Ngel!

 

Kur var shpresën nëpër shqotë,

kur var problemin se s’del,

kur var rrotën mbi një rrotë.

Kur var? Ngel!

 

Kur var unë kravatë në qafë,

kur var ti thesin mbi pelë,

kur var ky dy tre çarçafë.

Kur var? Ngel!

***

Kur var dhe Safet mavria,

topet m’u përmbi tryezë,

kur vetë… Ore!… edhe bashkia?!

Pikë e zezë!…

 

Gusht 2021 – Korrik 2023.

Please follow and like us: