Rreth monografisë “Shkencëtari i sigurisë”
Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj
Mesazhe për shkencë dhe krijimtari serioze
Monografia e thjeshtë, por domethënëse e titulluar “Shkencëtari i sigurisë” të përgatitur nga Dr. Zini Goxhaj, vjen në një kohë, që për sigurinë në fusha të ndryshme filitet për konkurrenca të mëdha gjeopolitike, por dhe ideologjike. Në këtë këndvështrim libri vjen me një përmbajtje e cila e tërheq lexuesin dhe mëson për rrugëtimin e një figure ushtarake në të dy sistemet e shoqërisë shqiptare, të prof. dr. Pajtim Ribaj. Libri është konkret dhe përshkruan ecjen në jetë të një ushtaraku me ambicje dhe synime të qarta për zanatin që e zgjodhi apo ja zgjodhën, për t’u bërë ushtarak dhe për të patur një zë të veçantë në shoqëri.
Libri i dr. Zini Goxhaj vjen me një parathënie të tij, për të vijuar me dy vlerësime të domosdoshme nga Akademik Pëllumb Xhufi dhe prof. dr. Gjergj Sinani, të cilët e vlerësojnë librin si një kontribut shkencor të një profesori, që “sjell mesazhe sociale dhe domethënëse për shoqërinë”, si dhe “duke u kapur pas pasionit dhe dëshirës për shkencë dhe krijimtari serioze”.
Një vend të veçantë në monografi zë fshati i lindjes së profesorit, Vranishti, streha e fisit Ribaj dhe vatra prindërore, jepet jetëshkrimi dhe jeta dhe veprimtaria në ushtri. Vend të dukshëm në libër zënë dhe pjesë nga intervista dhënë gazetarit Faruk Myrtaj në vitin 1991, me objekt “komisar i vetëm i papërshtatshëm, por pak ndryshe”, veprimtaria shkencore dhe vlerësime për punën dhe veprimtarinë shkencore e pedagogjike. Një risi e librit është dhe përgatitja e mbrojtja e disertacionin për “probleme të DA dhe detyrat që dalin për mbrojtjen”, ku jepen të dhëna dhe argumenta për natyrën e DA në terrenin e Shqipërisë.
Vëmendje i është kushtuar profesorit si një personalitet i formuar në fushën arsimore e studimore ushtarake të cilat dalin në diskutimet e anëtarëve të departamentit të përgatitjes së përgjithshme ushtarake në AFT “Skënderbej”. Në monografi gjejmë vlerësim pune, përgatitje dhe zhvillimi të punës shkencore, letra të profesorit, urime, faksimile të dokumentave, si dhe shkrime të zgjedhura.
Libri është një rrugëtim i gjatë i profesorit, karriera e tij në FA, puna kërkimore dhe shkencore, si dhe vendi e roli i tij si drejtues shkencor dhe pedagog në Akademi të Mbrojtejs (AFA). Autori ja ka arritur misionit për të dhënë të plotë rritjen dhe zhvillimin e një procesi të gjatë në rrugën e kërkimit shkencor të një studiuesi të apasionuar siç është në fakt dhe veprimtaria shkencore e prof. Pajtim Ribaj. Autori librin e ka shkruar me dashuri dhe respekt, duke nxjerrë në dukje kontributin e prof. Pajtimit në fushën e sigurisë.
Siguria vuan nga shembulli konkret
Librin trajton problematikën e veçantë të profesorit sidomos në fushën e sigurisë, e cila sot është dhe fusha e kërkimit shkencor. Kjo fushë në kohën e sotme është tepër e masivizuar, por në terrenin konkret ajo “vuan nga shembulli konkret”. Ka studime në fusha të shumta, por në fushën e sigurisë dhe sidomos në vendin këto janë të pakta. Prof. Dr. Gjergj Sinani vëren se institucione shkencore të sigurisë nuk flasin e nuk bëjnë studime, ndërsa monografia e paraqitur bën fjalë pikërisht në këtë këndvështrim ka vlera të mëdha. Dihet nga të gjithë që fusha e sigurisë është serioze, prandaj studimet në këtë fushë janë një domosdoshmëri shkencore dhe shoqërore. Në mjedisin kompleks të siguriisë në të cilin jetojmë, të kuptuarit e konceptit të sigurisë është mjaft i gjërë. Sfidat gjeopolitike dhe globale të sigurisë, sulmet serioze ndaj shtetit dhe shoqërisë, ndaj individëve, shtrojnë detyrën e vlerësimit dhe të kuptimit për të rritur rolin e punës studimore e shkencore.
Në librit gjejnë vend dhe analizohet shkurt, pasi ato analizohen më gjerë në librat e publikuara prej profesorit, si siguria shtetërore, që përfaqëson një kërkesë themelore sigurie, ashtu dhe siguria shoqërore. Jeta e Prof. Pajtimit ka qenë e tillë, jetë e një pedagogu sigurie në rritje, bile në rritje me vështirësi. Autori i librit dr. Zihni Goxhaj përshkrim ndaj problemeve të sigurisë e bën me kujdes, me profesionalizëm dhe me lidhje historike e konkrete, duke bërë apel, që brezat të frymëzohen e punojnë me ide të tilla dhe të mos dorëzohen. Zgjedhja e Prof. Pajtimit nga autori i librit nuk është e paqëllimshme nga autori.
Monografi e hartuar për një mision
Prof. Pajtimi Ribaj, thekson Akademik Pëllumb Xhufi është për t’u vlerësuar dhe përgjithësuar. Libri e përshkruan qartë se profesori vjen nga fusha e sigurisë dhe ka dhënë kontribut social, historik e ushtarak. Me punën dhe përkushtimin e tij ai është bërë vërtet një shembull. Autori vëren se shkrimet tij në fushën historike e atë të sigurisë, janë të shumta dhe për t’u studiuar. Studiues të huaj janë shprehur me shkrim dhe me respekt shkencor për këto shkrime. Autori i ka përfshirë këto opinione mjaft vlerësuese dhe konfidenciale të bërë nga profesor e historian gjermanë. Këto opinione janë reale dhe vlerësim konkret. Autori e përshkruan si “shkencëtari i sigurisë”, pasi prof. Pajtimi ke qenë prezent në shumë kontribute kombëtare, në konferenca, seminare, në botime enciklopedike e jubilare. Autori Dr. Zihni Goxhaj, duke studiuar veprimtarin e tij, e përgjithëson në fushën e sigurisë e mbrojtjes, si jetën e një shkencëtari në rritje e në formim në nivele të larta, jo vetëm brenda strukturave arsimore të sigurisë në FA, por dhe kombëtare.
Nëpërmjet shkrimeve për sigurinë prof. Pajtimi ka analizuar se mbrojtja dhe zhvillimi i identitetit dhe idealit kombëtar konsiderohen me rëndësi jetike për të sotmen dhe të ardhmen e kombit shqiptar. Prandaj propagandimi, edukimi dhe mbrojtja e vlerave historike, kulturore, morale e shpirtërore, duhet vijuar për të ngritur më lart dinjitetin e kombit. Mbi këtë mision është hartuar dhe kjo monografi e përgatitur mbi veprimtarin shkencore të prof. Pajtim Ribaj.
Autori duke përshkruar dhe nxjerrë në dukje jetën dhe kontributin shkencor të një profesori, na ka dhënë mesazhe sociale dhe domethënëse për shoqërinë. Monografi të tilla duhen përgatitur për shumë personalitete kontribuese dhe nga fusha e sigurisë, por dhe e ushtrisë. Ka vend që për figura shkencore në Forcat e Armatosura dhe në Policinë e shtetit, të bëhet më shumë. Kjo monografi na tregon se si duhet punuar për të vlerësuar përkushtim e njerëzve ndaj detyrës dhe profesionit, por dhe të motivuar në formimin e personaliteteve të tilla shoqërore.
Njohje me prof. Pajtim Ribaj
Pajtim Ribaj ka lindur në vitin 1948 në Vranisht të Vlorë. Kreu shkollën e mesme “Ali Demi” në Vlorë (1964-1967), Shkollën e Lartë të Bashkuar të Oficerave (SHLBO) (1967-1970), Shkollën e Lartë të Filozofisë (1975-1978), Akademinë e Mbrojtjes (1978-1980), Kolegjin e Studimeve Strategjike dhe të Ekonomisë së Mbrojtjes në Qendrën Amerikane “Xhorxh Marshall” për Studime Strategjike në Gjermani (1999), kurse kualifikimi brenda e jashtë vendit. Në vitin 1994 mbrojti në AM doktoratën me temë: “Probleme të DA dhe detyrat që dalin për mbrojtje”. Shërbeu me detyra të ndryshme nga komandant kompanie deri batalioni në garnizonin e Shkodrës (1970-1978). Pas përfundimit të studimeve në AM filloi punën po aty pedagog (1980-1982), punonjës shkencor për enciklopedinë (1982-1985), komisar i AM (1985-1987), shef i shtabit të BrK (1987-1990), komandant i bk (1990-1992) në Tiranë, shef i Katedrës së HAU-t në SHLBO (1992–1995), pedagog i sociologjisë në Akademinë e Nënoficerëve (1995-1996), shef i Degës së Lëndëve të Përgjithshme në Akademinë ushtarake ”Skënderbej” (1996-2001), shef i Qendrës së Studimeve Strategjike në KDS (2002-2005), pedagog i jashtëm për çështjet e sigurisë e të mbrojtjes dhe bashkërendues i Programit të Kualifikimit Shkencor për Marrëdhëniet Ndërkomëtare të “Albanan University” në Tiranë (2005-2010).
Ai është bashkautor në librat “Planëzimi luftarak i njësisë” (1989), “Doktrina e përbashkët e FA të RSH” (2001), “Guidë për historinë ushtarake” (2008), “Strategjia ushtarake e RSH”, “Luftërat ballkanike dhe Shqipëria” (2008), “Teori të Luftës dhe Strategjisë” (2011), “Kosova, nyje kyçe e sigurisë ballkanike” (2011), “Doktrina Ushtarake e FA DP-01” (2012), “Gjeopolitika dhe Siguria Energjitike” (2012), “Roli i mërgatës në shtetformim” (2012), “Roli i Kosovës në krijimin e shtetit shqiptar” (2013), “Paradigama e sigurisë mjedisore në Shqipëri” (2015), “Ballkani, lufta,paqja, siguria, realitete ballkanike” (2015) etj.
Ai është autor i materialeve studimore, artikujve, referateve e kumtesave të mbajtura në veprimtari shkencore brenda e jashtë vendit. Ai ka udhëhequr punën studimore të dhjetëra pjesëmarrësve në programet e kualifikimit shkencor pasuniversitar dhe ka qenë anëtar e kryetar komisioni për dhënie gradash shkencore në institucione të larta arsimore ushtarake dhe civile. Ai ka qenë i ftuar si ligjërues i jashtëm në disa akademi ushtarake dhe universitete brenda e jashtë vendit. Mban dekorata të shërbimit ushtarak.