Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: Kohë pensioni

Jemi subjekt i një eksperimenti jo pak interesant. A nuk mund të bëjmë pa shoqërinë e thashethemeve për pak kohë – të kemi mendimet tona? Konfuci thoshte se;
“Virtyti nuk lihet si jetim i braktisur; ai duhet të ketë medoemos fqinjë”.
Me të menduarit, mund të jemi pranë vetes në një kuptim të arsyeshëm. Me një përpjekje të vetëdijshme të mendjes ne mund të qëndrojmë larg veprimeve dhe pasojave të tyre dhe të gjitha gjërat, të mira dhe të këqija, kalojnë pa na prekur. Të jesh në shoqëri, madje edhe me më të mirët, së shpejti është e lodhshme dhe zhgënjyese.
Duket se njeriu nuk gjen kurrë shoqërues që të ishte aq i shoqërueshëm sa vetmia. Ne jemi, në pjesën më të madhe, më të vetmuar kur shkojmë jashtë mes njerëzve sesa kur qëndrojmë brenda. Një njeri që mendon ose punon është gjithmonë vetëm, le të jetë ku të dojë. Vetmia nuk matet me kilometrat e hapësirës që shtrihen në mes.

Për pensionistët, shoqëria është zakonisht shumë e rrallë. Takohen në intervale shumë të shkurtra, duke mos pasur kohë të fitojnë apo të japin ndonjë vlerë të re për njëri-tjetrin. Takohen për të pirë një kafe dhe i japin njëri-tjetrit një shije të re, si të atij djathi të vjetër. U është dashur të bien dakord për një sërë rregullash, të quajtura mirësjellje, për ta bërë takimin të shpeshtë të tolerueshëm dhe se nuk duhet të vijnë për të bërë sherr. Ata takohen në rrugën, pengohen, dhe kështu humbasin njëfarë respekti për njëri-tjetrin. Sigurisht, më pak frekuencë do të mjaftonte për të gjitha komunikimet e rëndësishme dhe të përzemërta.

Konsideroni vajzat në një vend pune – asnjëherë vetëm, as në ëndrrat e tyre. Do të ishte më mirë të kishte vetëm një njeri për një kilometër katrorë. Vlera nuk është në lëkurë.
Kam dëgjuar për një njeri të humbur në det që po vdiste nga uria dhe rraskapitja. Vetmia e tij u lehtësua nga vizionet groteske; për shkak të dobësisë trupore, e rrethonte imagjinata e tij e sëmurë dhe besonte se ishin me të vërtetë.
Gjithashtu, për shkak të shëndetit dhe forcës trupore dhe mendore, ne mund të gëzohemi vazhdimisht nga një shoqëri e ngjashme, dhe të kuptojmë se nuk jemi kurrë vetëm.
Unë nuk kam shumë shoqëri; sidomos në mëngjes, kur askush nuk telefonon. Por nuk jam më i vetmuar se sa uji në liqen. Çfarë shoqërie ka ai pellg i vetmuar? E megjithatë me ngjyrën e kaltër të ujërave  kënaqesh. Dielli është i vetëm, me përjashtim të motit të vrenjtur, kur ndonjëherë duket se janë dy, por njëri është diell tallës. Perëndia është vetëm – por është larg të qenit vetëm; ai sheh shumë. Nuk jam më i vetmuar se përroi, moti, ose ylli i veriut, ose era e jugut, ose një shi vere, ose një shkrirje janari.
Dhe kujtesa shkon më larg se mitologjia dhe mund të më tregojë origjinalin e çdo fabule për incidentet që ndodhën kur ajo ishte e re.
Please follow and like us: