Albspirit

Media/News/Publishing

Ndahet nga jeta ish-Drejtori i Policisë së Shtetit, Fadil Canaj

Fadil Canaj, ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare.

Canaj ka pasur një karrierë 40-vjeçare në Policinë e Shtetit.

Ai ka mbajtur detyra të rëndësishme si shef i Policisë në Durrës, Drejtor i Policisë në Tiranë, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë, zv/ministër i Brendshëm dhe shef kabineti i disa ministrave në vitet 2000-2005.

Homazhet në nder të Canajt do të zhvillohen dielën më 6 Gusht pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, nga ora 10:00-12:00.

Please follow and like us: