Albspirit

Media/News/Publishing

“Qasja ndaj Serbisë nuk po funksionon”, letra e diplomatëve europianë për administratën Biden

Zyrtarë të lartë nga SHBA dhe BE, me anë të një letre drejtuar tre kryediplomatëve të SHBA-ve, BE-së dhe Britansë së madhe bëjnë thirrje që të kenë një qasje tjetër ndaj Serbisë dhe konkretisht ndaj presidentit Aleksandër Vuçiç, sa i përket procesit të ndërmarrë për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës.

Letra është nënshkruar nga kryetarët e komiteteve të politikës së jashtme të Bundestagut, Michael Roth, Senatit të SHBA, Bob Menendez, por edhe kryetarët e Komitetit të Jashtëm të parlamentit britanik dhe parlamenteve të Republikës Çeke, Ukrainës, Irlandës, Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë. Ata kanë bërë thirrje të reagohet ndaj tendencave destabilizuese të Serbisë.

Lajmi u bë publik nga Kryetari i politikës së jashtme në Bundestagun e Gjermanisë, Michael Roth, ku i bëhet thirrje që të kthehet ekuilibri në proporcionaliteti në marrëdhëniet Kosovë – Serbi.

“Qasja nuk po funksionon. Ne kërkojmë nga komuniteti ndërkombëtarë të mësojë nga e kaluara dhe të sigurojë që ne të mos ndjekim politike ku në qendër të Ballkanit është Beogradi. Të shqyrtohet një politikë e diplomacisë parandaluese për të parandaluar një përkeqësim të mëtejshëm të situatës së sigurisë në veri të Kosovës. Mungesa e presionit ndaj Serbisë pas arrestimit arbitrar të tre policëve kosovarë dhe dështimi për të mbajtur përgjegjës për sulmet ndaj forcave të KFOR-it, tregojnë mungesën aktuale të paanshmërisë në trajtimin e pikave të tilla problematike”, tha Michael Roth, kreu i komisionit të Politikës së Jashtme të Bundestagut.

Ndersa dënojnë dhe përpjekjet e Serbisë përsa i përket çeshtjes së zgjedhjeve në katër komunat e vendit.

Përpjekjet e Serbisë për t’i penguar zgjedhjet demokratike në Kosovës duhet të dënohen publikisht si ndërhyrje e huaj dhe duhet të ndërmerren veprime konkrete për ta mbajtur Serbinë përgjegjëse nëse ajo vazhdon t’i minojë zgjedhjet e lira dhe te pastra”.

Në letër shprehet edhe shqetësimi sa i përket afrimi i mundshëm i Beogradit me Moskën, duke theksuar se Serbia nuk po merr pjesë në sanksionet kundër Moskës.

Please follow and like us: