Sadik Bejko: VJOSA – LUMI I BRAKTISUR
Lumi Vjosa, lumi i egër, VJOSA – park kombëtar. Këto përcaktime mediatike më ngjajnë me broçkulla të mjera të propagandës.
Në një klimë botërore të tharjes së burimeve ujore, ku dhe lumenj si Rihni në Gjermani po pakësojnë prurjet, sa rrezikohen veprat industriale në rrjedhë të tij…
Në këtë klimë thatësire të Tokës, me parashikime gati apokalptike… të mos themi që vende si Spanja mund dhe të shkretohen, Shqipëria nuk di të ketë studime strategjike për burimet e saj ujore që në shumicën e tyre derdhen në det.
Lumi ngjan me lopën, na thoshte një profesor i vjetër. Po nuk ia mole qumështin lopës, ai qumësht shkon dëm.
Edhe ujët e lumit duhet ta “mjelësh”. Si? Nuk jam specialist. Po nga lumi do marrësh peshk. Do ngresh mbi të hidrocentrale. Do kesh një varg me bujtina turistike brigjeve të tij etj.
Asgjë nga këto sot për sot nuk sheh në rrjedhën e Vjosës.
Ky është lumi me prurjen më të madhe ujore nga gjithë lumenjtë e Shqipërisë dhe… derdhet më kot.
Ndaj më nervozojnë aq keq broçkullat e vetkënaqësisë idiote për lumin e Vjosës, si “lumë i egër” i Europës. Përshëndetur dhe nga Leonardo di Caprio, artist i madh por që nuk di ku bie Europa, jo Vjosa.
Pse? Kujt i duhet ky lumë i egër? Profesorët e vjetër të hidro-energjitikës i kishin studimet për hidrocentrale mbi Vjosë. Ata ishin burra me përgjegjësi para pasurive të vendit, jo sharlatanë si këta të shoqërive civile që shiten e blihen për pesë para.
Kujt duhet kjo Vjosë e braktisur në shkreti?
Dikush më thotë se ndoshta fqinji ynë i Jugut është i interesuar… për egërsinë e Vjosës. Nuk e di pse fqinji ynë lobon, nuk e di pse u duhet fqinjëve tanë një lumë Vjosë i egër… në pjesën tonë…
Por dikujt i intereson qe kjo pasuri e pamate ujore te rrjedhe si ne shkretetirë.
Ujin, pasurinë më të çmuar të planetit ku jetojmë, të egër jemi ne, që e lëmë të derdhet në det?
Këto ditë na u çanë veshët për turizmin tonë ngadhënjimtar, veç, shkoni e shiheni:
Vjosa sot është lumë i braktisur, jo lumë i egër.
Please follow and like us: