Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: Teucer

 


“Më në fund pashë një zonjë larg
Qëndronte si mermer i gdhendur
E bukur, me turp dhe habi
Më ngriu kur ktheu fytyrën
Me sy të pavdekshëm si yje
Dhe foli –
“Kisha bukuri të madhe
Mos më pyet për emrin
Askush nuk mund të ketë
Më mençuri se Fati.
Shumë luftuan, u vranë
Ku erdha fatkeqësi solla.”
– Alfred Tennyson,
Fati i Teucerit pas Trojës

Të gjithë e dinë se si grekët e lashtë rrethuan për dhjetë vjet qytetin e Trojës për të rifituar Helenën, gruan më të bukur në botë, për burrin e saj, mbretin e Spartës, Menela. Ishte Parisi, djali i mbretit të vjetër trojan, që e vodhi, dhe për shkak të bukurisë së saj, as mbreti dhe as populli nuk do t’i kushtonin vëmendje paralajmërimeve të njerëzve të mençur se zemërimi i perëndive do të binte mbi Trojën nëse nuk hiqnin dorë nga Helena.
Vit pas viti lufta vazhdoi; lulja e të dy ushtrive ra në betejë; humbjet dhe vështirësitë e të rrethuarve u rritën gjithnjë e më shumë; por prapëseprapë nuk do të dëgjonin të kthenin Helenën. Edhe ata që ishin gati ta mallkonin, harruan të gjitha fatkeqësitë që i kishte sjellë Trojës sa herë që e shikonin në fytyrë. Një herë pleqtë e qytetit, ishin ulur së bashku në muret kur kaloi Helena, dhe njëri i tha tjetrit: “Nuk kanë faj trojanët që luftojnë dhe vuajnë shumë vite për hir të një grua si kjo, sepse duket si perëndeshë e pavdekshme.”
Kaq e madhe ishte fuqia e bukurisë së Helenës.
Në vitin e dhjetë, Troja ra; Grekët plaçkitën dhe dogjën qytetin; vranë çdo mashkull, duke mos kursyer as pleq e as foshnja në epshin e tyre për hakmarrje.
Vetë mbreti i moshuar u vra në altarin e tij. Tani, zemërimi hyjnor u kthye tek fitimtarët, sepse perënditë, të cilëve u përket hakmarrja, i urrejnë të gjithë ata që hakmerren përtej masës. Prandaj, kur grekët lundruan për në shtëpi, u ngrit një furtunë e frikshme, e cila shkatërroi disa nga anijet dhe pjesën tjetër e shpërndau gjerë e larg. Kështu, humbën rrugën e tyre dhe arritën në port vetëm pas mundimit dhe rrezikut të gjatë. Për më tepër, ishin të paktë mbretërit dhe kapitenët e tyre që nuk gjetën fatkeqësi kur u kthyen në shtëpi. Por ishte një prijës që nuk kishte derdhur gjak, përveçse në luftë, as plaçkitur ndonjë tempull dhe nuk kishte pranuar asnjë pjesë të plaçkës. Ky ishte Teucer, vëllai i atij Ajaksi ishte më i forti dhe më trimi nga të gjithë, përveç Akilit hyjnor.
Tani, pasi Akili u vra, armatura e tij do t’i jepej me votë luftëtarit tjetër më të mirë në ushtri; Odiseu me hile ndikoi mbi burrat për t’i dhënë çmimin e nderit, dhe kjo padrejtësi e çmendi Ajaksit sa vdiq nga shpata e tij, që ia kishte marë Hektorit, thotë Homeri.
Dhe Teucer-i, megjithëse luftoi derisa Troja u pushtua, duke u betuar se nuk do të kishte asnjë pjesë në fitoren e atyre që i kishin bërë keq vëllait të tij të dashur, u nis i pari në udhën e kthimit dhe perënditë i dhanë kalim të shpejtë dhe të sigurt për në shtëpinë e tij në ishullin e quajtur Salamis. Por, kur plaku Telamoni dëgjoi se djali i tij i preferuar, Ajaksi, kishte vdekur, u mbush me zemërim kundër Teucerit dhe e shau atë si frikacak dhe tradhtar që nuk e kishte shpëtuar vëllanë e tij. Ai as nuk donte të dëgjonte një fjalë tjetër të Teucerit, por e urdhëroi ashpër të dilte përsëri në det, sepse ai nuk duhet të shkelte kurrë në Salaminë derisa ai, Telamoni, ishte gjallë.
I trishtuar, i riu iu drejtua shokëve – të gjithë detarë të guximshëm – dhe u kërkoi t’i bënin shërbimin e fundit, duke e vozitur në kontinentin e afërt. Nuk kishte asnjë prijës më të dashur për guxim dhe mirësi se ai; dhe të gjithë thirrën:
“Le të shkojmë me Teucerin. Turp për ne nëse e braktisim. Lundroni dhe në det – Teucer do të jetë kapiteni ynë dhe do të na çojë në një shtëpi të re”.
Dhe duke parë se ata nuk do ta mohonin, Teucer i falënderoi me gjithë zemër dhe, pasi e rikthyen anijen, u nisën në udhëtimin e tyre të aventurës.
Sipas 𝖧𝗈𝗆𝖾𝗋𝗂t, qyteti Salamis u themelua pas luftës së Trojës nga shigjetari 𝖳𝖾𝗎𝖼𝖾𝗋. Zbulimet e fundit arkeologjike tregojnë se qyteti i mbijetoi disa pushtime të asyrianëve, egjiptianëve, persianëve dhe romakëve, por në fund u shkatërrua nga forcat e natyrës gjatë një tërmeti në vitin 76 të e.s.

Please follow and like us: