Albspirit

Media/News/Publishing

Dr. Vlora Obertinca: Ata që guxojnë ta besojnë ëndrrën

“Ëndrra është vetëm fillimi i realizimit të dëshirës. Ata që guxojnë ta besojnë ëndrrën, realizojnë dëshirēn dhe e gëzojnë jetën”, Dr. Vlora Obertinca.
Thonë se dëshira dhe mundësia janë dy gjëra të ndara. Por, pa ëndërruar nuk mund të kesh dëshirë, e kur ke dëshirë pse vallë mos ta provosh mundësinë, pyet njeriu. Pse këto dyja duhet të jenë të ndara? Pse duhet ëndërruar koti nëse nuk provojmë mundësitë tona?!
Kjo sepse, ndër gjenerata është predikuar mundësia e limituar për të arritur njeriu suksese në jetë dhe ky paragjykim ka bërë që njerëzit të jetojnë brenda limiteve të vetkrijuara apo thënë ndryshe është importuar ndër gjenerata besimi i limituar në aftësitë e njeriut për të realizuar çdo gjë që mendja e tij imagjinon.
Njerëzit më të suksesshëm në botë vijnë jo pak nga familje të varfëra dhe suksesi i tyre ka ardhur si rezultat i guximit që të ndjekin ëndrrat e tyre dhe kështu kanë thyer “mitet” e jetesës në ëndrra të kufizuara.
Ata që kanë guxuar të ëndërrojnë dhe kanë vepruar me mundësitë e dhëna, ata njerëz kanë çarë në jetë. Jeta është sprovë dhe plot sfida. Beso, guxo dhe festo!
Please follow and like us: