Avdush Camaj: NAMA E NËNËS

Barbari
Nga mesjeta
Që e la pa kokë
Trupin e babait tim
Në Reçak
Thanë
Përfundoi në çmendinë.
Ai që e barti kokën
Deri të Kasapi
Thanë
Nënkresja iu mbush
Me gjarpinj.
U hodh
Nga kati i tetë
Në Beograd.
Nama e Nënës
Ishte e madhe.