Albspirit

Media/News/Publishing

Spasse Thanasi: GRYKA E ZAVERIT

“Çudia” e Zaverit tё famshёm!… qё ka jo vetёm bukuri, por edhe histori tё mahnitshme

                                     

 

Rreze e thyer e Diellit

kaltëron në thellësi të grykës shkëmbore

Në kodrën e fshatit Goricë

ku bluja e liqenit lahet në ar!….

 

Nënjë grykë ujërat e liqenit

Rrjedhin si një lumë i madh

Nëpër zgavra e gryka të rrëmbyeshme…

 

Gurgullimat humbasin nëpër shkëmbinj

Duke kllokotitur nëpër të çarat e shpellave

Zhurma të nëndheshme të ujrave

Gjer në Malin e Thatë

Ku derdhen në Shën Naum!…

 

E magjishme humnera që çan Malin e Thatë

nëpër guvat e shkëmbinjtë e coptuar

Prespa, sy-kaltër e ka legjendën e rrallë

vërshim  uji  pambarim në Grykën e Zaverit

nga “goja” e malit del në Shën Naum!…

 

 

Please follow and like us: