Cikël poetik nga Valbona Kolaveri
HESHTJE
Unë,
Heshtje e dhembsun
Ti,
Mall i murosun
Shtat pash nën dhe
Piskamë
E shpirtit të idhnum
Nën vaj
Çilja derën andrrës
Se po du
Me të pa
Hapja natës sytë
Vetëm nji dekikë
E mandej,
Mandej
Çlodhu,
Atje larg
Brigjeve të jehonës
Shtriu
E ndij
Aty për mu
Kur era t’vijn
Me një shirok
Dije
Se nja ty
Për ty kam lotin.
RELIKË FATESH
Relikë fatesh
Varen qafore trotuaresh
Pa ngjyrë,
Nën dihatje,
Pa frymë
Që lëmoshken
Pa gjurmë,
Ditësh me shi
E tkurren nga ecejake
Që vetëm shkojnë
E nuk vijnë
Kësaj toke
Ku mungesa
Të kopsitura
Në regjistra zemre
Qajnë mallin e harruar
S’ka më zgjime,
As sy qën drijnë,
Veç brenga
Mos kthimesh
E përqafje në mungesë
Der kurikjet
Do të duhen më shumë
Perëndimet do shfaqen
Në fytyra kalash
Që veç gjokset mbajnë jashtë
Dhe lehonat bërtasin për të bijtë
Kur të vini
Mos më këndoni
Vetëm këngën bij
Rozafat po qan
Gjinjtë lëngojnë,
Po kullojnë gjak
Nëse s’ju sheh këtu
Të qeshni
Muret do t’i bien.
PRITJÈ PULËBARDHASH
Valë ndjenjash
Dallgëzojnë kohësh
Me ritmin e çmendur
Të detit të shpirtit
Të trazum
Shkumëzojnë kujtime
Të lëna në harresë
Guaska fjalësh,
Që përplasen
Honesh të plasarituna
Pritjesh të lëna peng
Pulëbardhash
Të kthehen.
DIAMANT PREJ GJAKU
Në rrathët e mendjes
Larg,
Aluçinacionesh statikë
Ti qēndron
Në heshtjen e mekur
Fotografi bardhë e zi
Në miniaturë
Statujë,
E skalitur mrekullisht
Me zemër të mpirë
Pa shpresën e buzëputhjes
Sy më sy
Sepse i druhesh
Vargëzimit tim
Syshpirt
Veç,
Ujshëm brënda meje
Rrjedh,
E kullon gjak
Ti,
Zemër diamant
C’mpaku,
E mos druaj
E imja qelizë.
GJETHNAJË
Ju gjethnajë,
Të mbulue me resh pasioni
Me erën e dashnisë
Fluturoni,
Shkoni larg prej ktu
Dhe shpirtin e saj
Merreni,
Se po digjet në vaj,
E po bahet gur
Copa copa
Po i thërmohet ora,
Hi po i bahet dita
Fluturimthi,
Po i shkretohet nata
Kënd se pat me qa
Me vedin
Engjujt janë harrue
Këndojeni kangën
E zogut krahëthyem
Që degësh
Varun qiejsh,
Lutet
Këndojeni
Këndojini pezmës saj,
E tingujt risilljani
Që të bahet ma mirë
Për një kangë të re
MOS MË MUNDO
Mos më mundo
Der ku qiejt
S’kanë më zë
Atje ku shpirti
Flet nën dhēmbë
Të lutem mos mëkatesh
Se zemra po më dhemb
TI
Ti nuk e di
Në cilin mall fshihesh
As në cilin varg
Shumë potere
Shpirtit i bëra për ty
Ti,
Kurrë s’munde ta dish
Ah i mjeri ti.
GALAKTIKË DASHURIE
Ti galaktikë e vogël,
Sunduar nga djaj
Hije që zgjatimesh
Kacavirresh në çdo skaj
Sy përthithës,
Magjistricë
E pangopur,
Që veç merr
E përpin shpirt
Zbrapsietjet e urrejtjes
Ville vrerin
Atje larg
Trete detesh
Eshtë helm
Që të vreros
Blunë e thellë
Do t’a ç’ngjyros
E verdhë e pisët
Do ta ndyjë
E sheh ç’je ti
Shih
Një mjerane që
S’do t’ia dijë
S’mund të shohësh,
Me urrejtje,
Mbyl lveç sytë
Hidhe tutje
Qoftë dhe në shkretëtirë
Do e marrë rërë e nxehtë
E ta e zhurisë.
Dhe atë e djeg
Aq e flaktë vjen kjo
Nga ty
Fle me urrejtjen
Brinjë për brinjë
Po,
Unë vetes
I kam dhënë një besë
Mos mu lut
Në gjunj pa shpresë
Se, të ve pritë
Lus,
Një tjetër galaktikë
Dashurinë
Që ti s’e njeh
Lutu zot ashtë ta sjellë
Gjer urrejtjen të përzesh
Dashuri lut
Dhe dashuri vjen
Kur dashuri të japësh
Atëherë,
Dhe dashuri veç merr.
NUK I DUA
Nuk i dua ëndrrat
Që më mpakin frymën
Frikëra vetmia
Dhe më lenë pa gjumë
Nuk i dua ëndrrat
Qē më gufojnë zemrën
Dhe më shtangin natën
Nuk i dua ëndrrat
Që më prangosin shpirtin
Qiejve,
Hënës në tē sosur
Nuk i dua ëndrrat
Që më mpiksin gjakun
Dëshira vetëmia
Dhe trembin mëngjesin
Lus ëngjëjt e mi
Që të tilla ëndrra
Të më dalin zhgjëndërr
Celburimin e mirësisë
Të kalojnë me natën.
OAZ PUTHJESH
Dita,
Zgjat aq sa
Minutat varen rrezesh
Të djegin
Se nuk ecin
Pritja,
Lundron në varka ndjenjash
Dhe hidhet mbi dallgë pasioni
Të ngrejë hov
Ëndrrën e një nate vere
Që nuk plaket
Ora numëron
Të vijë mëngjesi
Me të njëjtën zhuritje zemre
Tek pret oze puthjesh
Që përthithin shpirt.
DASHNI
Edhe përbri asaj që nuk duket
Je ti
Me dashninë e perceptimeve
Të largëta e të afërta
Të mallit
Ku mijëra gjurmë mendimesh
Shkojnë e vijnë
Për tek ti
Kokrrizen ranishtes së lagur
Tē zemrës
E dalin
Dufmë sguf
Të prehen lot mallëngjyes
Brigjeve
Në anën tjetër të shpirtit.
MENDIME
Udhës së gjinkallave
Mendime të ndezuna
Djegin
Ranishtë rrëshqasin
Brigjeve të shpirtit
Që ethshëm
Kërkon valën
Bashkë me të
Të mbytet
Në kryq të qiellit
Sytë e diellit
Po shkëlqejnë ninzash
Tek shohin
Gjinjtë e ditës
Që pondizet
Flakë…
Ndërsa
Unë rrokomisem
Rreshqanthi vetes
Të eci drejt tyre…
KALI I FATIT
Kali i fatit tim
Është i bardhë
E pres
T’më prijë
Ëndrra ime
Është me ëngjëjt
E ndiej çdo natë
T’më vijë
Muza ime
Është jeta ime
E vetmja e vërtetë
Që më buron në shpirt
Poezi.