Meti Rexhepi: KRUPA
ndoshta terri i natës e shtyri rrotullimin e pandalshëm
të insektit krahëbardhë ndanë fanarit dritë-zbehtë të tryezës
herë me turre e me vrulle ritëm prishur e lehtësisht prajshëm
instinkt i ritualit por pa droje i skajshëm
mbi shelgun vajtues i kishte ikur dita e përftimit këndshëm
terri shufër e zezë i zi gjarpërues i vërvitej kudo në hapësirë
dhe rrjeti i merimangës anë e kënd i shtrirë
duke mëtuar thithjen e tërë kësaj drite të bekuar
hutaqja flutur i jepej rrotullimit të pangopur
fanari i sillej nga lëbyrja i humbet vija përplas kokën
bota nuk është e sheshtë vijave me lakadredha
grishjes së dritës krahët i shqyheshin fare lehtë
bukuri mjeshtërore e pikturuar mbi petka të reja
e drita ishte zjarr
simbolikë e pangopësisë i shporri gjumin fluturës
i dendësoi para djegies krupën.
*Poezi nga vëllim.i më i ri “URTIANA”, Prishtinë 2023.