Albspirit

Media/News/Publishing

Vlora Obertinca: Kujtesa e shpirtit

Dikur kur të doja
Më vinte të shkruaja
Vargje çdo ditë,
Ishe muza ime
Në mbrëmje dhe në agim.
Posa ulesha të shkruaj
Të shihja pranë vetes,
Shpirti im zgjohej
Dhe penda rridhte vetëm.
Ngrihesha dhe bëhesha një
Me ndjenjën e dashurisë,
Fluturoja në qiellin e shtatë
Ku të takoja vetëm ty.
Shpirti njihte shpirtin
Pa u pa kurrë më parë,
Por që shpirtat tanë
Kishin kaluar disa jetë së bashku,
Shekuj më parë.
E kujt t’i tregosh
Që shpirti mban mend dhe s’vdes,
Dikujt që ka harruar
Se ne rimishërohemi në shpirt,
Për të mos vdekë asnjëherë.
10 Gusht 2023.
Please follow and like us: