Albspirit

Media/News/Publishing

Gëzim Basha: Ky Qiell i Ulët

Në vitin e largët 1995 botova librin e parë dhe të vetëm me poezi, “Bujtës prej Hiçit, Shtëpia Botuese Faik Konica; redaktor Ilirian Zhupa, reçenzentë, Xhevahir Spahiu dhe Preç Zogaj, tirazhi (ndoshta) 500 kopje. Prej tij kjo vjershë prej kujtesës sepse kopje origjinale nuk kam më…
Ky Qiell i Ulët
Ky qiell i ulët na i krrusi supet,
Epope pishtarësh dhe prapë errësirë.
Hijet pahiri as friken, as tuten
Ndroi vetëm kolori, po ajo hapsirë.
Po ajo hapsirë, horizonte të rrudhur,
Një diell i vakët si lot qiriri…
Nimfat na i marrin qytetet e huaj,
Ikin dha lënë pas dunat e hirit.
Tek kafazi i vjetër fikemi pa ndjerë
Zoti këndej pari s’nginjet flijime,
Kërkuam një dalje, na mbyllin çdo derë,
Venat na bymehen me pezm vetëtime.
Këndon hosana kori sa e çmendi botën,
Salut, o zot i ri, Mesia ynë i mirë!
Kthetrat e vjetra sërish në plagët tona,
Epope pishtarësh dhe prapë errësirë.
1994
Please follow and like us: