Namik Jahaj: PUTHJA, GURËT E SHAHUT LËVIZ
Ese, poetes Rakela Zoga!
Etja për të bukurën, përpin peisazhet magjike. Po njeriu a mund t’i bëjë këto mrekulli natyrore? Ndoshta vetëm në art! Mbi pergamenë-shpirti, vezullojnë peisazhet rafaeliane të yllit tonë, V. Mio! Mbretërisë shpirtërore, ngjizen binjaket; pikturë, muzikë e poezi! Kori pagan korçar pret e përcjell stinët. Ndërsa piktori e kënga kurorëzohen aty, poetët venë e vinë në fluturime për t’i parë nga afër ëngjëjt. Edhe kur fati i lëlarg njëri tjetrit, ata marrin shenjtërimin e tyre. Ndërsa ati i peisazhit V. Mio, diplomohet Vjenës e Romës, zanat e Korçës bëjnë një tjetër akademi, atë të mërgimit nëpër dyert e botës; mbledhin polen e nektarinë për mëkime shpirtërore; me qerpik hënor thurin vargje pranë tempujve, pranë ikonave të perëndishme, pranë Safos legjendë; aty ku krojet pellazgjike mbeten të verbër si vetë perëndia Homer!
RAKELA ZOGA;
Pa e lexuar “arshivën” e saj, çdo kureshtar do zbehej, para atij shkëlqimit?! Por edhe pse thahet gjuhëza e vogël, etja natyrshëm të shpie te kroi, ku shuhet “havra” e pashuar! Të guxosh e të shkruash për “Safon” e kohës moderne, është disi e vështirë; për të qenë i sinqertë me vetveten është adhurimi për poezinë “ekstra-vergjinë”, ajo që të motivon! Dehu me “virgjëri” e më andej molloisu deri në thinjë, ç’do thuash e si do thuash për atë princeshë lozonje? Por delli e nervi, dëshira e ambicja e mbi të gjitha detyrimi, të imponojnë të shkruash qoftë edhe me gabime, vetëm e vetëm t’i dërgosh asaj kartolinën e ëndërruar! Ajo fisnikërisht do hapi derën kur trokasin ndjesi të shkruara me fijëza shpirti; me fllad maji e puhizë deti! Ato s’janë gjë tjetër veç urimet e prillta për shpirt’bukurën e poezisë tonë…
Dilema shuhet, me buzëqeshjen e saj “aristokrate”, që vetëm lutet; lexojeni poezinë vëllezër, minimumi të mbetemi të velur në shpirt! Zëri i saj, sa qiellor aq tokësor; lexoni vëllezër se po hedh shtat myshku i mallëngjimit; nga loti e djersa po bëhet e lëkurtë këmisha e trupit; ndërsa hijet mbulojnë prushin që djeg vet’veten…
Ç’mërmërijnë stinët në ndarjet e tyre dhe gjemitë mbi valë’dete; po virgjëria e borës parë e dielli që vete e vjen aq i lodhur; po rënkimi i mëmëdheut nga plagët e vjetra e të reja; po dhëmbshurorët gjyshër e varret që rënkojnë; po brengat e mbuluara tyl hënor e gjethe vjeshte?!
I gjithë ky arsenal i shenjtë e i shtrenjtë nuk mund të bëhet qereç, as bedenë kështjelle, as xhami mes detit, por fron princëror për artisten tonë!
Kjo është ujvara, ku poetja dërstilon këngë mbi vaj’derte: me syrin e paqtë, mandolinon me tel zemre këngët e ëngjëjve…Këndoni vëllezër e motra, se zëri i këngës tremb edhe vdekjen! Ky është misioni i pendë’ndriturve poetë, që shpirti u fle mbi gjëmba…
Me një tuf poezish, a mund të bësh arkitekturën poetike të një krijuesi elitar?! Ngjizet dëshira e mendimi, e të dyja së bashku “teren” për pajën Rakeliane; ndërsa “rrebeja” fletët e zemrës ia shpalos vetëm vjeshtës, binjakes-trishtuese; çuditërisht kur bien gjethë’najat e njërës, çel syth’gjelbërimi i tjetrës, kjo është dialektika e çudirave…
Unë nisa të shkruaj këtë mbreslënie, edhe pse me gabime; vet autorja me të drejtën morale mund të qortojë lotë’shkruar; “Përse o miq eseistë, nuk mirrni mundimin të shkruani për shpirt’thinjurit mërgimtarë.!” Heshtja flet më shumë se fjalët; vrullshëm përmbytem te oazet e saj poetike… Mjafton një gotë verë e mbushur nga kjo “bucjelë”, ke provuar shijen e magjisë çudibërëse, që dehesh pa pirë; dhe lozonja e ekzaltuar nis këngëzimin melankolik….
Ti je e bukur çmënduria ime
me zë dëbore e vello në muzg…
Poleni për ty, bëhet thërrime
fryn e ndez, shpirtin tim t’prusht…
Vargjet e kësaj poezie janë tundim; ajo i thotë të gjitha. Cili s’do kishte dëshirë të shkruante perla të tilla, por fati ishte vetëm i asaj! Ajo trupëzon dhe i bën eshtra jetësorë ndjesitë si askush tjetër; e çmëndura ime – i thotë dashurisë platonike (sikur të ishte me frymë!); përkëdhel mëndafshin e flokut, shpleks gërshetin dhe e shtron lëndinës; në marramëndje ethet bëhen zjarrmi; mollëzat e kuqërremta purpurohen si zemër shege, kur dëgjohet zëri i borës (mund të dëgjohet dëbora?), atë e di vetëm poetja! Muzgu për të është enigmë fshehtësie; aty ku mallëngjimi bëhet “dunë” për të marrë rrezet hënore, aty ku sqepohen thërrime nga “zogj” nate e kur fryma flladon frymën!
Lirikat e poeteshës kanë thellësi deti e kthjellësi lumi malor. Racionaliteti është tipari më dallues që spikat te poezia e saj aq e koncentruar e që flet aq shumë. Sa bukur rri apostulati te kjo pendë’ndritur; “shkruaj shkurtër, se s’kam kohë të shkruaj gjatë”! Kjo s’është thjesht një cilësi elitare, por edhe një un poetik, një leksion i madh për “anemikët” e artit, që egjrën e shesin për grurë, që të bëjnë kokën dhallë me kakarizmat e tyre. Kuptohet të shkruash shkurtër heq të zitë e ullirit, ama je krenar kur argjëndon vellon e poezisë vërtetë! Çuditërisht kjo poeteshë ka edhe dukuri të tjera shkëlqimi; ajo bëhet me krahë e fisnikërohet nga e bukura; këtë tha i madhi Dostojevsk; “Botën do ta qeverisë e bukura”! Vërtet ajo i përgjërohet “dashurisë” në universin e plotë të saj, por ajo nuk u bë kurrë kopjo shëmtimi e vetes apo e të tjerëve, përkundrazi syri i zemrës ndjell vetëm pranverë! Ajo në dinamikën artistike, tregon aftësi e maturi të epërme e mprehtësi të thellë, për të fokusuar më së miri gurët e çmuar; miniera ku ajo eksploron gjen relike çudibërëse dhe është aksionere e vetme e kësaj mikrokirurgjie shpirtërore; njeh si askush tjetër ngjyrat ylberiane, format e madhësitë, e “diamantëve”, dallon imtësisht vezullimet e reflekset ; ajo te ky oaz thur mozaikë marramëndës, që janë vërtet për t’i patur zili…
Ti jeton lart në një qiell tjetër,
me pak lot e një liqen dashuri..
Shtëpia e bardhë prej reje,
ruan të shtrenjta fjalët marrëzi…
Poetesha sposton selinë e vështrimit poetik, nga dheu tokësor, te galaktika qiellore! Vetëm poetët kanë privilegjin e madh e të vetëm për liçense artistike; vetëm ata kanë të drejtë të fluturojnë krahë ëngjëjve. Lart kaltërsive prehen shpirtërat e ikur nga kjo botë e ne që këtej u përulemi me veneracion atyre! Por atje sipër te ajo mbretëri, fshihen edhe enigma të mëdha, që s’i sheh syri, por i ndjen shpirti. Atje shkumojnë brenga dhëmbshurore të kësaj bote; e më andej pikëllimet kthehen në formë shiu, breshëri e dëbore…
Poetja “kapriçoze” gjen fuqi zgalemi e merr udhën për atje, pranë rèvè të bardha, që më von kthehen të grinjëta, pastaj të zeza…Poetesha flet që andej për të dëgjuar këtu poshtë:
Unë bashkova qiejt me shi
zëri dhe shpirti u ngjiten lart..
Ëndrrës pabesë i zura pusi
te shtëpia mes reve, bëra mëkat..
Edhe bubullimat, s’e kthyen dot “rrebelen” tonë; ajo bëhet demone qielli; mes reve të bardha bëri, (e ç’bëri) një”mëkat” njerëzor; edhe pse mund të përflakej nga vetëtimat. Ajo shpërfilli gjëmime, vetëm e vetëm të gjente ëngjëllin e saj, e të flirtonte në krahët e tij ! Kjo ishte “gjëma”, që çuditi vështrimet.
Rubairet e poeteshës, janë mjet rigjenerimi për shpirtin. Ajo e ndjen se lëndimi dhëmb më shumë se vet plaga; ajo bëhet shërimtare me fuqi e energji fjale, që dritëzon oazet e trëmb hijet me këngën në buzë…
Filozofia e fjalës, mesazhi rrezatues, gjuha e pasur dhe pastër, e bëjnë poezinë Rakeliane, sa mondane aq moderrne, ku te rrënjëzimi ruan të shtrenjë traditën dhe korifejtë e muzës poetike…
Mbamë pranë vetes të lutem…
të dehemi me t’kuqen verë,
Me shije ëndërrimi lagmi buzët
në folezën e mallit ndjemë..
Sa herë buzës, na mbeti shënjë
e bardhë e syrit përgjërim,
Përulur kam qarë… mbi gjunjë
mbështetur ti… te loti im…
Një poezi sa njerëzore aq e trishtë, sa e sinqertë aq e natyrëshme? Kushdo në këtë botë ka zhgënjime, që pjell kuçedra’ligësi. Ndodh jo rrallë që “dhëmbshuritë”, krisin pa u kuptuar; i kuqëlon si rrufeja në të kthjellët. Por ato dhimbje krishti, janë të shënjta e të pavdekëshme! Ka të ngjarë, që zoti vë në provë shpirtin, sa do rezistojë në flijime! Nuk është e thënë që poetit t’i ndodhi vet kjo tragjedi; por urën
e ngrënë dramaturgët, harqet i vënë komedianët! Vargjet e autores të mbushin frymë;
E di që ti do vish patjetër,
në besën e qiellit shikove lart,
do pres siç pret vera e vjetër,
le të jetë afër…le të jetë larg.
Ajkuna vështron hënën! Poetët kanë lindur për të vuajtur vuajtjen e tjetrit, ndaj “shërimtarja” jonë bën të pa mundurën duke u përgjëruaruar; “jam lutur e kam qarë mbi gjunjë, mbështetur mbi gërshetë loti”.
Ç’metaforë e ndjerë; loti hollohet te loti! Sa figura brilande ka te fletët e zemrës kjo sepete aromë trëndelinë; ato janë limfa e qelizës poetike, janë vezullime, xixëllonje e zjarrmi yjesh të këputur… Mjafton një tufëz nga kjo kurorë dhe nis ylberimi…
Çadrën e reve e bëra streh, e kam një vënd për trishtimin tënd/
Do vij si një degë e gjelbëruar mbi trup, të dhuroj gjithë fletët e humbura /
Kur ditë vetmie të nxihen mbi kresht, portën ke hapur, që mbyllëm në vjeshtë./
Në vënd të mollës puthjen të hamë, t’a kesh këtë fat jo të gjithë e kanë../
Lumë metaforash, mban ngarkuar gjemia, përrenj dëshpërimesh derdhen te ky lumë; veçanërisht për fat’ziun kurbetlli; “Kurbeti më mplaku sytë, flutura m’i bëri mushkritë” A nuk është ky një titull poeme ? Po sa qindra të tjera ka bërë stivë merak’madhja jonë?! Atë e djeg malli për “shpirtin” e saj, që ka lënë mbi letër; e malluar kthehet për rileximin e tyre e përqafohet me to duke i njomur me pikë’loti; ato dhe yllesha e saj Klaudija, janë perëndia mbi perëndi, ato janë vet hëna! Sa nevojë ka poeti të psherëtijë, aty ku udha ka driza e griset bukuria! Dashuria – thotë një i madh sociolog, i ngjan detit dhe Himalajes! I gjithë detashmenti poetëve, ngarkuar me bucjelë “helmesh”, pelegrinojnë drejt yllit polar për shënjtërime…
… Poetesha Rakelë iku ca “diela”, në botën tjetër?! Me shpirt në dhëmbë, me zemër lënduar, pa dritëz te syri, dyluftoi si spartane me jetën?! Andej takoi (kë nuk takoi!), u shmall me dhëbshurorët e zemrës…
Fatmirësisht mes flakëve të asaj zjarrmie, ndodhi e pandodhura; ajo prek e përqafon në ëndërrim vëllain e profetin e saj shpirtëror; ishte pa zë, symbyllur e zemër’pushuar, vetëm shpirti i bënte roje; ishte princi i letrave shqipe, shën-poeti P. Ruka! Ish ai, që në përcjelljen funebër u mboll lotë me okë mbi ballin e tij! “Motër mos zbrit poshtë”, – kumboi zëri si i Kostandinit, duke u rrotulluar brënda parajës; unë jam e s’jam i qetë; një merak më ka mbirë si gjineshtër te syri, për ato që lash ende pa bërë! Motër, ti do qëndrosh aty lart, e mbylli gjërat e lëna jetim; kaq herët s’ke përse të vish këtej; dërstiloi brengat e pikëllimet e atyre njerzëve fatë’ngrënë; përqafomë me mall’ vëllai gjithë poetët e poeteshat; më mjaftojnë ata lotë dhimbje, që më falën ditën e ndarjes, që do mbeten margaritarë për mua; sa më gëzove që erdhe, të marrësh me vete amanete, e sa më lumturon që do shohësh përsëri diellin! Këto- tha AI, duke u kthyer në krah tjetër! Fuqinë e shpirtit ia dha asaj; i bekoftë zoti përqafimet dhe këngën!..
Mbas një stine e bukura e dheut rikthehet e ringjallur, e buzëqeshur me syrin te dielli; vazhdoi me flatra shpirti fluturimin për misionin e madh; “Të shkruhen të pathënat”, se kërcasin e plasariten varret! “Doruntina” jonë, nisi të këndojë me zërin e zogjëve; lazdonjat poetike harbohen e poezia e saj bulëzoi në gjelbërim të përhershëm; shpendët mërzinë e grindjen e trembin në fluturime! Sa etje ka shpirt’bukura për botën e njeriut dhe atë qiellore; “Gorki ishte tenor i madh, por zërin ia mori i ftohti”!?..Poetja thundron dinamikën e kohës; poezia e saj rreh me tempin e zemrës; është aritmia e zemrës ajo, ku te “qylym’shtruara mëngon ndonjë rimë! Muza e saj gufon qumësht mistik, vargjet pikojnë mjalt, lirizmi i saj eseninian magjeps adhuruesit; muzikaliteti deh edhe gurët…Ja pendë’arta si korr lulëri lëndinave të pashkelura…
Kur ditë vetmie të ndjesh në shpirt,
dhe gjethet era t’i ketë shkundur
Do vij, si një degë e gjelbëruar supit
të mbjell fletët që kemi humbur…
Poetja pret te sofra e shpirtit mysafirët fisnikë; dëshiron t’i përqafojë, e në pamundësi dërgon nektarinë për shërime…Sepetja e “pajës” Rakeliane, ruan brënda mozaikë të magjishëm!
Impresionin për “Safon” e kohës moderrne e lë hapur, për të shkruar të tjerë pendë” argjëndë! Ikonat janë ngjizur me bojë’hëne dhe shkëlqimi tyre mbetet i përjetshëm…
Në vënd të kartolinës, i nis katër vargjet e saj, argjënduar e pjalmuar me fijet e zemrës së saj ;
Përsëri vjen nata dhe oxhaku
Flakët e muzës,,i ndez sërish
Buzët trëndafilojnë të gjakta
Puthja… gurët e shahut lëviz!
Përzemërsisht,
aty ku rrinë përqafuar dy dete…
Vlorë, 14 gusht 2023.
Please follow and like us: