Albspirit

Media/News/Publishing

Rudolf Marku: Antologjia e poezive më të bukura në botë

Shënimi i Rudolf Markut
Nga libri që sapo kam përgatitur për botim “Antologjia e poezive më të bukura në botë”- ku përfshihen 82 poetë, nga këto 10 nobelistë, nga Ridvedat e deri te autorët bashkëkohës! Gjithesejt 142 poezi!
Gazeta ExLibris boton dy faqe poezi nga libri i përfunduar.
Falenderoj Botuesin, z. Bujar Hudhri dhe stafin e tij për gatishmërinë e botimit!
Dhe diçka tjeter: Botuesja e Antologjisë tjeter, asaj të Poezisë Moderne Shqipe, botuar në Prillin e këtij viti, më jep lajmin se deri tani, nga kjo Antologji, janë shitur mbi 200 kopje! Nuk më duket pak, po te kemi parasysh se librat me poezi zakonisht shiten ne një numer më të kufizuar, aq më tepër gjatë stinës së Veres!
I falenderoj me sinqeritet për këtë sukses të librit sidomos gjithë kritikët dhe të liqtë që e shanë me vrullin e së keqes librin!
Më poshte po postoj tre poezi të ciklit. Të tjerat ju lutem t’i ndiqni duke klikuar linkun e gazetës Exlibris.
MARIN SORESCU
(Rumani, 1936-1996)
SHAKESPEARE
Shekspiri e krijoi botën në shtatë ditë.
Ditën e parë krijoi qiellin, malet, thellësitë e
shpirtit,
Ditën e dytë krijoi lumenjt, detet, oqeanet,
Dhe të gjitha ndjenjat,
Për t’ia dhënë Hamletit, Çezarit, Mark Antonit,
Kleopatres, Ofelisë,
Othellos dhe të tjerëve
Që këta ndjenja të jenë të tyret dhe të
pasardhësve të tyre,
Shekuj pas shekujsh.
Ditën e tretë
Thirri të gjithë njerëzit që t’u mësojë shijet:
Shijen e lumturisë, të dashurisë, të dëshpërimit,
Shijen e xhelozisë, të lavdisë, e kështu me
rradhë
Deri në fundin e shijeve;
Atëherë ca njerëz të vonuar erdhën në minutin
e fundit,
Shekspiri u përkëdheli kokat me dhëmbshuri
Dhe u tha se ata do bëhen
Kritikë letrare,
Që ta shajnë vepren e tij.
Dita e katërt dhe e pestë qenë rezervuar për të
qeshuren.
I la kllounët të vijnë,
Për të bërë pirueta;
Bëri që Mbretërit, Perandorët,
Dhe të gjithë fatkeqët e tjerë të kësaj bote, të
harronin.
Ditën e gjashtë
U mor me zgjidhjen e ca punëve
administrative;
Lëshoi një stuhi,
Dhe i mësoi mbretit Lir
Se si të vendos në kokë një kurorë prej kashte.
Ngase kishin mbetur ca hedhurina nga krijimi
i Botës,
Me to bëri Rikardin e Tretë.
Ditën e Shtatë, vështroi nëse kish gjë tjetër për
të bërë.
Drejtorët e Theatrove e kishin mbushur
planetin me afishe;
Shekspiri mendoi se pas një pune aq të
lodhshme,
E meritonte dhe ai vetë të shihte një shfaqie,
Por, ngase qe i lodhur në ekstrem
Shkoi që të vdiste pak!
PABLO NERUDA
1904-1973
Kili: Çmimi Nobel :1971
PËRRALLA E FLLOÇKES DHE E TË DEHURVE
Gjithë ato burra që ishin brënda
Kur ajo hyri lakuriq,
Të gjithë ishin duke pirë; filluan të pështynin.
Ajo vinte për herë të parë nga lumi, nuk dinte
asgjë.
Ishte një flloçkë që kishte humbur rrugën .
Fyerjet depertuan mishin e saj të panjollosur,
Gjestet e pista përmbyten gjoksin e saj të artë,
Duke mos ditur ç’janë lotët, nuk i fshiu lotët,
Duke mos e ditur se ç’janë rrobat, nuk kishte
rroba,
E nxinë trupin e saj me tapa të djegura dhe
bishta cigaresh,
Dhe u shkrinë së qeshuri duke u shkrrá në
dysheme,
Nuk foli, ngase nuk kishte të folur,
Sytë i kishte në ngjyrën e dashurive të largëta
Krahët e saj të binjaktë qenë prej topazi të
bardhë.
Buzët i lëvizën, në heshtje, me një koral dritash,
Dhe papritur doli jashtë drejt derës.
Hyri në Lum, dhe u bë e pastërt
Duke ndriçuar si një gurë i bardhë në shi,
Dhe pa vështruar pas, notoi prapë,
Notoi drejt boshllëkut, notoi drejt vdekjes.
S. M. ARDAN
Indonesi, 1932-2006
ME DY MIKESHA
Çdo herë që marr honorare,
Ftoj miken time numër I për darkë në
restorant,
Dhe për shëtitje në ajrin e natës
Sidomos nëse koha është e bukur.
Të dy ndjehemi plot e përplot me dashuri.
Ndërsa kur kokën dhe zemrën i kam të
rënduara, dhe xhepin bosh,
Shkoj të gjejë miken time II.
Ne gjithashtu flasim me dashuri, duke bërë
dashuri,
Por jo rreth dashurisë,
Mes çajit që sërbim dhe kafshimeve të
kikirikëve.
Sapo marr prapë honorare,
Shkoj menjëherë në dasmën e mikes I
I japim njëri-tjetrit duart plot dashuri, dasma
ëshë e mbushur plot dashuri,
Tani që netët janë të kthjellta dhe nuk bie shi.
Ditët tjetër blej dy tufa të vogla me lule,
Të cilat i shpërndaj në varrin e kuq të mikes
time II
Dhe me paret që kanë mbet, shkoj të strukem
në kinema
I vetëm krejt.
Po të merrja honorare për këtë poezi,
Do e kisha ftuar në kinema me gjithë të shoqin,
miken I.
Dhe ndoshta do i ftoja dhe në restorant,
Më pas, me paret që do të tepronin, do blija
lulet që do i shpërndaja në varrin e mikes II,
Pastaj do isha kthyer pas për t’u zhytur,
Në vetmi…
Please follow and like us: